Të gjithë që ishin këtu, ama të gjithë disi kërkonin të
njëjtën gjë. Edhe unë, por diçka ma prente barkun. Ishte një
dhembje radioaktive e si askush nuk gjeti mëshirë, askush
nuk gjeti mëshirë ta kthej kokën tek shtrydhesha, tek më delte
shkuma e të gjitha ngjyrave.
Ditët kalonin, aq shumë largohesha sa që nuk kuptoja
dot, si më lan. Kot përpiqesha të bashkohem me lutjen e tyre,
por ata më dëbonin duke kërkuar e duke më mosvërejtur.
Fillova të dal nga çdo formë e lëngët. Pushova të jem pikë
e tyre e shenjtë që bekonte çdogjë që shkëlqente.
Vetëm disa hapa më tej, në yllin tjetër, shihej fytyra ime
e pahutuar siç shikohet shpina e diellit në fytyrën e hënës.
Ata shikonin qiellin tim të sterrorur dhe vet paraqitja
ime, sytë i verbonte, qiellin e ndriçonte, pezmin vullkan e
eruptonte dhe më lan të vuaj!?
E unë buzëqeshem me lezet.