E tejkalova librin
erdha tek njeriu
S'ka dyshim se është i çuditshëm ai që e këndoi këtë
këngë. Ai bile as e quante veten poet, as këngëtar. Kishte
çdoherë komente të kundërta për vetveten, në krahasim me
atë çka më dukej mua, por edhe të shumtëve që janë si unë.
“Si mundet njeriu ta tejkaloj librin” - thoshte i hutuari
duke ecur krahpërkrah me ikonën e botës së civilizuar që habitej
vetëm kur gënjeshtra e gjuhës së tij pajtohej me të vërtetën
e zemrës dhe mendjes së tij dhe çka, ai ishte duke lexuar
“The Dune” të Frank Herbertit dhe thellë në vete mendonte
se, bakllava, si e spjegon Herberti, na qenka një lloj i
posaçëm i ëmbëlsirës që e hanë banorët e distriktit kosmik të
quajtur ARAKIS.
Unë, sot, pas shumë kohësh, i tregoj se vërtet, ai poet
paska tejkaluar librin dhe erdhi tek njeriu, tek njeriu që kuptohet.
Jo nga ai që ka dalur, por tek ai që po derdhet për të
jetuar në lumturi e të kënaqet me pjeshka leshatuke nektari i
të cilëve të gjarpërohet mes gishtrinjëve dhe arrijnë deri tek
bërryli duke mos i ndalur as qimet e derdhura në mes të rrugës
ku kalonte me elegancë.