Letërsia Shqiptare

Kënga e vjetër e zemrës sime
E diel, 03-02-2008, 02:38pm (GMT)

Ti ec si vale e qetë
Dhe çdo çast sjell diç të re
A erdhe sot ta zbulosh dhuntinë e ditës
Pasi u zhduk Venera në qiellin e errët
Që si plak i urtë viziton tempullin e vjetër
Dhe çdo ditë atje zbulon tmerrin e vet
Si zog shtegëtar
Mendon se këtu do të humbesh
Por era trupin ta zbuloi
Që di koha në qelbësire ta shndërroj
Pastaj si pluhur ta bart në pakufi

Nëse vjen ta kërkosh veten
Ose të më shfaqesh si vegim drangoi
Këtu dielli nxeh
Njëjte si në tokë
Eja se të pres



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.