Letërsia Shqiptare

LOTI I FIKUT TË ARTË
E diel, 03-02-2008, 02:44pm (GMT)

Jam lule më e ëmbla në mesin e luleve
E mbrojtur nga gjarprinjët në Plexus Solaris
Si thesar i urtisë së fjetur
Që hapet nga brendia

Kur dielli e thotë strofën e tij
Ne mesditë duke soditur ekzistencën
Ngroh zemrën time përplot perle të imëta
Për qaforen e SOPHIA-s së përherëshme

E shkrij unë sheqerin tim si lotin
T’i shëroj  plagët e vuajtjeve të kaluara
Duke kulluar në trupin tënd mes dy gjijëve
Të flej në gropën e kërthizës 

Për njëmijë vjet tjera



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.