Letërsia Shqiptare

ME QENIEN KAH PASQYRA
E diel, 03-02-2008, 02:48pm (GMT)

Dhe kur vetën takova
Në pasqyrën e shpirtit të parehatshëm
Ditë me sot në shtresat
E haresës si krimbi
Në plehëra rri
Melodia njëtonëshe
Simfonia e Ives Clein-it
Pandërprerë
Depërton nëpër pore
Të pavetëdijshmërisë në mënyrë amebiode
Lëvizin individë njëjonik

Sikur të gjithë budallënjët e botës
Gjetën skut në shtëpinë e mjerimit
Derisa nuk di ku shkoj
Dhe ku arrita
Por e di se mezi jam njeri



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.