IKJA
E diel, 03-02-2008, 02:49pm (GMT)
Sërish ikja më thotë Bubullueshëm si organo Tronditjen e venave dhe eshtrave Derisa Të vijë në takim turpshëm fsheh
Lodrën e thyer jetësore Të varrosur në errësirën njerëzore Por Ti i di dhimbjet e mia Lotë në gjak të kulluar Si kalaveshët e errët të ndrydhur
Eh… çka të të thonë gjyntyrët e tejzgjatur Mes Lindjes dhe Perendimit Kur Veriu dhe Jugu fryejn sipas qejfit të Tënd Ti ke ditur dhe tani ashtu Pranove fëmijën e lazdruar Të mirë dhe deri në skaj të sosur
Trupin e përvuajtur nga epshet të sosur Dhe e di dhembjen time sipas emrit Dhe madhësis së dhimbjes E atë e quajnë Dashuri zgjëndrrën ëndërrore Një dhimbje të gungëzuar vështirë të shqiptuar
|