Letërsia Shqiptare

IKJA
E diel, 03-02-2008, 02:49pm (GMT)

Sërish ikja më thotë
Bubullueshëm si organo
Tronditjen e venave dhe eshtrave
Derisa Të vijë në takim turpshëm fsheh

Lodrën e thyer jetësore
Të varrosur në errësirën njerëzore
Por Ti i di dhimbjet e mia
Lotë në gjak të kulluar
Si kalaveshët e errët të ndrydhur

Eh… çka të të thonë gjyntyrët e tejzgjatur
Mes Lindjes dhe Perendimit
Kur Veriu dhe Jugu fryejn sipas qejfit të Tënd
Ti ke ditur dhe tani ashtu
Pranove fëmijën e lazdruar
Të mirë dhe deri në skaj të sosur

Trupin e përvuajtur nga epshet të sosur
Dhe e di dhembjen time sipas emrit
Dhe madhësis së dhimbjes
E atë e quajnë Dashuri zgjëndrrën ëndërrore
Një dhimbje të gungëzuar vështirë të shqiptuar



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.