Sot është e shtunë...
E enjte, 11-01-2007, 07:43pm (GMT)
Sot është e shtunë... Për mua dhe për ty Për të gjithë. Për të gjithë ata Që patën diçka në tokë. Sot është e shtunë Edhe për ata që janë mërzitur Për ata që nuk dijnë të jetojnë. Është e shtunë edhe për ata Që nuk janë më. Sot është e shtunë Për kuajt që tërheqin karrocat në errësirë Për lodrat që u luajtën Dhe për vendet bosh në sallat e lavdisë. Sot është e shtunë Edhe për ata që nuk e dijnë këtë gjë Që vuajnë e s' janë të lumtur. Vetëm sot është e shtunë, E dëgjova në rrugë Në derën e spitalit. Sot është e shtunë Edhe sikur askush të mos e kujtojë... Jo vetëm sepse unë sot jam mërzitur, Por për madhështinë e një dite Që veshi mbi vete pelerinën e vjetër të botës. Është e shtunë Sepse nuk ekziston asnjë ditë tjetër Si kjo e sotmja Dhe dikush mund të thotë Se asnjëherë nuk ka qenë e shtunë, Se asnjëherë, asnjë ditë Nuk ka shpënë buzë greminës kuptimin e madh Jetën e madhe përpara një bluze Të thjeshtë dite Siç është dita e shtunë. Ditë e shtunë sot Që u përsërit aq shumë Mbi atë çka bënë ata që nuk jetojnë sot Me lehtësinë e atyre që jetojnë Të mbështjellë nga e shtuna Që si letër karamelesh Bie mbi butësinë e vjetër. Sot e shtuna bie mbi kërcënimin e vjetër Dhe thuhet nga të gjitha buzët kudo Edhe atje ku dita është ngatërruar me një tjetër Edhe atje ku dashuria është është zëvendësuar me një tjetër. Kudo sot e shtuna përkëdheli plagët dhe buzëqeshi Për t' ua bërë më njerëzore, Për t' ua larguar sadopak nga pesha e kohës, Që e veshur me hijen dhe dritën e një të shtune Ndaloi lozonjare dhe tha: Sot është e shtunë Kur filluam të kuptojmë Se vetëm në botën tonë është diçka Të rrish pak më shumë në të ftohtë Për të larguar diku drejt pafundësisë Nyjen e vërtetë, Që lëkundet me përkdheli Brenda thellë së shtunës Që duket se nuk do të ndërrohet me asnjë ditë tjetër. Sot është e shtunë Për të vetmen thjeshtësi dhe mendim Për të vetmen kënaqësi dhe trishtim Për të bërë një hap Në botën e vogël të njerëzve.
|