Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 07:42am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
 » Frederik Rreshpja
 » Fan Noli
 » Faik Konica
 » Fatos Arapi
 » Filip Shiroka
 » Frang Bardhi
 » Fasli Haliti
 » Fatos Kongoli
 » Ferdinand Laholli
 » Ferit Lamaj
 » Franco Esposito
 » Flurans Ilia
 » Flora Brovina
 » Ferik Ferra
 » Fatmir Terziu
 » Faruk Tasholli
 » Flori Bruqi
 » Frrok Kristaj
 » Fahredin Shehu
 » Fatime Ahmeti
 » Fejzulla Duraku
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët F » Faik Konica
 
Ai që është i qytetëruar
E enjte, 11-01-2007, 07:44pm (GMT)

E njihni të gjithë atë që “ka parë botë”, që është i qytetëruar. Çdo qytet i Shqipërisë e çdo katund sadomos i madh ka të tijën. “Njeriu që është i qytetëruar” i lag përditë me vaj leshrat, vishet me “të ngushta” (ca pak të idikura), mban një stap të lehtë në dorë - e shikon sipër-poshtë gjithë botën. Vajzat çuditen, pleqtë shkëndallëzohen, djelmtë i bien prapa, duke thirrur e duke vërshëllyer a duke i hedhur gurë, - mjeshtri i shkollës i qaset të lidhë fjalë. Mendjet e larta merren vesh aq udobisht njëra me tjatrën! – “Si vete sot? – Si vini?, - thonë në Evropë! Vërtet, ju kërkoni ndjesë! – Si vini, si shkoni? Si kurdoherë, më pëlcet zemra. Ku rrohet në këtë vend, me këta njerëz që s’dinë të vishen, të hanë, të flasin! Ah, Evropa e shkretë! Kur isha në Evropë...” Kur ish në Evropë, ish si peshku në ujë. Gjithë shijen, gjithë hollësinë e shoqërisë së qytetëruar i ka thëthitur. I ka parë të gjitha sa janë për të parë e ca të tjera, i njeh të gjithë. Ka folur, ka lidhur miqësi me fytyrat e njohura të Evropës së tërë.
Po ku ka lindur, në pyeç, ky njeri aq i hollë e aq i çuditshëm? Pa dyshim, do të jetë rritur në “Rue de la Paix” të Parisit, në “Strand” të Londonit a në “Grahen, të Vjenës”. Mos kërko aqë larg...Ka parë ditën në Dardhë, në Mollë, a në breg të Pulës. Eshtë rritur në mes të bajgave të gomarit a të kakardhisë së deles.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Sot është e shtunë... (11-01-2007)
Malli i atdheut (11-01-2007)
Flamuri (11-01-2007)
Helena e Trojes (11-01-2007)
Anadollaku në mesalle (11-01-2007)
Nje ambasade e Zulluve ne Paris (07-01-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]