Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 07:23am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
 » Frederik Rreshpja
 » Fan Noli
 » Faik Konica
 » Fatos Arapi
 » Filip Shiroka
 » Frang Bardhi
 » Fasli Haliti
 » Fatos Kongoli
 » Ferdinand Laholli
 » Ferit Lamaj
 » Franco Esposito
 » Flurans Ilia
 » Flora Brovina
 » Ferik Ferra
 » Fatmir Terziu
 » Faruk Tasholli
 » Flori Bruqi
 » Frrok Kristaj
 » Fahredin Shehu
 » Fatime Ahmeti
 » Fejzulla Duraku
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët F » Faik Konica
 
Nje ambasade e Zulluve ne Paris
E diel, 07-01-2007, 07:55pm (GMT)

Zullulandi, sic e dini, eshte nje vend ne Afrike te Lindjes. Njerezit qe rrojne atje, zullute, jane neger te medhenj dhe te forte, te eger dhe te terbuar, gjakpires me fame,qe nga Tunuzi dhe gjer ne Transval. Rrota e Fatit, e cila beri te lire aq popuj qe nuk e meritojin,u zgjoi edhe zulluve oreksin per veteqeverim. Dhe ashtu, nje dite vere,na zbriti ne Paris nje neger,i ngarkuarar nga bashkevendesit me misionin qe te punoje per lirine e Zu1lulandit. Ky njeri, i quajtur Denizullu-Serpe, kish udhetuar ne Afrike te Veriut, dhe kish qene ca kohe sherbetor i Dervisheve te Sudanit. ku, prej atrimit te sklleveve inglize dhe frengj te zene qe ne kore te Gordonit, kish mesuar ,mjaft fjale nga te dy gjuhet e tyre. Si u prishne Dervishet ne Khartun dhe ne On1dulman, Denizullu-Serpia u ,kthye ne Zu1luland, ku menjehere fitoi s'dihet se si dhe pse, nje emer te madh si diplomat dhe njeri i ditur. Po keto jane misteret e Afrikes
Ne Paris, Denizulu-Serpia u be per pak koke lodra ,e qarqeve politike; se njerezit me serioze kane nevoje te clodhin mendjen me ta1lje; dhe kur nje grup diplomatesh, te merzitur nga puna e rende, dojin te zbaviteshin pak, dergojin dhe therrisjin Denizu1lu-Serpen. Ky vinte me nje kryelartesi te madhe, dhe te nesermen gatite nje raport per suksesin e tij. Pasi ndenji ca muaj ne Paris, Denizu1lu-Serpia de-shi te shkoje edhe pak dite ne London; dhe para se te niset, e lajmeroi ministrin freng te puneve te Jashtme
me kete bilete.
Ekselam Mossio Minister,
Moi Ambassador par Zoulouland vouloir fer voiyaj Londr pour endepandans Zoulouland, e moi etre certen sukse epatan e moi pendan absans ramplasse moi kom ambassadriss la interess de moi Fanchon, e moi' prie vou aksepte salutassian de moi.
DENIZULLU-SERPE, Ambasador'par Zoulouland
Ekselas zoteni Minister
Une. ambasador Zululand desha bej udhetim Londer per pavaresi Zululand e une jam sigyrte sukses shkelqyeshem e une gjate mungese caktoj zevendese. si ambasadoreshe ime Fasho. e une Iutem ju pranon pershendetjet e mia. Denizulu -Serp Ambasador Zuzuland.
Ministri rne sekretarin e tij u grisne se qeshuri. Ministri i porositi sekretarit te mos beje ndonje pergjigje, po ky, posa gjeti nje rast, shkruajti fshehtazi kete bilete:
A Son Excellence Monsieur l'Ambassadeur du Zoulouland. Monsieur l'Ambassadeur,
Je ne manquerai pas de remettre votre note a M. le Ministre des Affaires Etrangeres, mon chef, en ce mo- ment-ci absent. En attendant, permettez-moi, Monsieur l'Ambassadeur, de vous faire des compliments sur I'ele- gance de 'votre ;style francais, qui revele, en meme temps" quJune connaissance approfondie de notre grammaire, 1tn sentiment tres fin des subtilites de notre langue: 'votre maniere d'ecrire est un modele accompli de ce qu'on a apelle l'ecriture artistee.
.Si Votre Excellence le permet, j'inviterai un de ces jours, Mlle Fanchon a souper au Moulin Rouge.
Veuillez agreer, Monsieur I' Ambassadeur, I'assurance de ma haute consideration.
Denizulu -Serp Ambasador Zuzuland.Pour le Ministre des Affaires DOPUNT, chef du cabinet Shkelqesise se tij zotit Ambasador te Zuzulandit. Zoti ambasador
Nuk do te le pa ia dorezuar noten tuaj zotit minister te puneve te Jashtme shefit tim, qe tani nuk ndodhet ketu. Nderkaq, me lejoni,zoti ambasador,komplimentet e mia per elegancen stilistikete te frengjishtes tuaj,cka zbulon krahas nje njohje te thelle te gramatikes sone edhe nje ndjenje shume te holle per imtesite te gjuhes tone; menyra e juaj e te shkruarit eshte nje gjedhe e perkryer e asaj qe quhet shkrim artistik. Po te me lejoje shkelqesia Juaj, keto dite une do te ftoj zonjushen Fasho per nje dreke ne Mule Ruzhe. Pranoni, ju lutem, zoti Ambasador, sigurimet e konsiderates time me te lart. per Ministrin e puneve te Jashtme Dopun -shef i Kabinetit.
I kenaqur dhe kryelarte nga pergjigjja qe mori, Denizullu-Serpia shkoi ne London, dhe me te zbritur ne hotel, dergoi kete leter ne Downing Street :
To Sir Praim Minister ov Ingland.
Sir Praim Minister,
Me is de ambasado'f ov Zululand, and me come hir in London for ask you independens Znlnland, and me tell yon consequens veri bad if yon not giv independens to we, and dink it over, Sir Praim Minister, becoz situashn am serios, so yon dink weU, and me is lover ov peas, so
me remain wid respekct,
DENIZULLU-SERPE Ambassador from Zululand to Paris.
Zoti Kryeminister
Une ambasadori i Zululandit kam ardhur ketu per Londre per te kerkuare nga ju pavaresine e Zululandit, dhe ja ku po jua them, o Zot, po nuk na dhate ne pavaresi, punet do vene keq e keq dhe mendoni mire, e ta dini se une e dua shume paqen, pra mbetemime respekt,
Deni Zulu -Serp Ambasadori nga Zululandi ne Paris
Kryeministrit i qeshi pak buza kur e kendoi noten e Denizullu-Serpes, edhe thirri sekretarin e vecante- te tij, lordin Eduard Merrytune. Lord Eduard, i tha, ja nje cope prozete bukur; Juve qe ju pelqen stili i gdhendur, do t'ju kenaqe shume: si ta kendoni, bejini. pergjigjjen qe Guverna e Madheshtise Tij do ta keqyre me miresi kerkesen e zulluve. Lord Edwarrdi mori karten, u fal edhe doli. Lord Eduardi ish njeri shume serioz, po kish edhe sense of humor, dhe i pelqente shakaja. Drejtori j librarise botonjese «Murray>- ish-miku i tij dhe kerkonte qe ,prej kohe nje editor te zotin Per nje edicjon kritik,e te veprave te shkronjesit Walter Pater, i cili eshte me i madhi stilist i gjuhes -lnglize ne kohet moderne.Lord Edwardi zuri telefonin dhe lajmeroi, me nje ze te rende, drejtorin e shtepise "Murray". qe nje kritik, tani i panjohur, i quajtur Denizullu-Serpe, ekspert ne tere ,hol1esite e gjuhes inglize me gjithe emrin ekzotik te tij, ish njeriu i rralle i kerkuar prej aq kohe 'per te edituar veprat e Walter Paterit. Pastaj mori penden dhe shkruajti kete bilete :
Sir ,
I am instructed by the Prime Minister to acknowledge the receipt of your letter, and to assure you that His Majstty's Government will give your request the most careful consideration.
I remain, Sir, yours respectfully,
EDWARD MERRYTUNE
Private Secretary to the Prime Minister.
Zoteri,
Jam i udhezuar nga kryeministri, t'ju bej te ditur per marrjen e letres suaj, dhe t'ju siguroj qe Qeveria e Madherise se Tij, do t'i kushtoje kerkeses suaj vemendjen me te plote. Mbetem, zoteri, i juaji me respekt
Eduard Merrytyne Sekretari Personal i Kryeministrit per Denizulu -Serpe, Esq.
Te nesermen, ambasadori i Zulluve e kendoi me gezim letren e lord Edwardit, gezim i cili u shtua gjer ne brohori,kur hapi kete letre te dyte:
MURRAY AND co. PUBLISHERS
Sir,
We have it on good authority that you are a refined and scholarly though unknown critic, and a passionate student of Walter Pater's writings. It so happens that We have been planning for some time to issue a critical edition of the great English essayist's complete works. Would you eventually consider an offer to undertake that edition? Awaiting with impatience an answer, we remain, Sir, Yours sincerely,
MURRAY AND CO. To Denizu1iu-Serpe, Esq
Murray dhe Ko, Botues Zoteri
Kemi te dhena qe ju jeni nje kritik i zoti zgjedhur e i shkolluar, nobnese i panjohur, si dhe nje studiues i apasionuar t shkrimeve te Uolter Pejterit. Ne kemi bere plan qe pas nje fare kohe te bejme nje botim kritik te veprave te plota te eseistit te madh Anglez. Mund ta mermi, ne konsiderate, oferten tone per tu marre me nje botim te tille? Duke pritur me padurim nje pergjigje, mbetemi sinqerisht tuajet, zoteri,
Murray dhe Ko Denizulu-Serpet, Esh
Si vershelleu dhe kerceu dhe kendoi dhe u hodh, ambasadori i ra ziles edhe thiri sherbetorin e hotelit.
- A e di, i tha, kush eshte dhe ku ri Walter Pateri ?
-Jo, zot, s'di, po do te shkoj ta gjej emrin e tij ne libra te telefonit.
-Mire. Mos me bej te pres shume. Dhe ndenji ne tryeze, edhe shkruajti nje raport te gjate ne Zulluland, e bashke me raportin dergoi edhe nga nje kopje te letrave qe kish marre.
* * *
Kur arrijtin ne Zulluland, dy muaj pastaj, raportet ng,a Londoni dhe nga Parisi, nje vale gezimi shkoi anemban te popullit, dhe kreret e partive vendosne te therresin n.ie mbledhje te madhe per te biseduar e per te kremtuar lajmet me rendesi nga kryeqytetet e Inglise dhe te Frances.
Diten e caktuar, nisne, nga brigjet dhe nga fushat, te rrejdhin togje-togje negre me bandiera, duke kenduar kenge kombetare. Keto, per nje njeri qe dinte burimin e tyre, ishin fare te papritura ne kuptim te ri qe u kishin dhene Zullute. Ne acaz kengesh per te pire a per te qeshur, Zu1lute e gjore kishin ujdisur fjale patriotike dhe luftare, fjale si te cuditura nga ky afrim. Mbledhja do te mbahej ne nje shesh te madh, te shtruar nga natyra me nje bar te dendur dhe te shkurter. Nje grup u qas duke kenduar me enthusiazme te madhe: Come, Josephine, in my flying machine)
Me sy te zgurdulluar dhe me cape madheshtore, kendonjesit arrijtin:
Hop-hop, me pallen te zhveshur !
(Up-uP, a little bit higher! Lart-lart nje cike me lart
Fesh, bam, me dyfek te ndezur !
(Oh, my! the moon is in fire! O Zot hena ka mare flake
Nje grup i dyte vazhdoi me nje kenge patriotike mi avazin Can-t you see I am a baby Luftaret e entuziasur po e mbushjin sheshin. Nje grup tjater u sul duke kenduar per lirine e atdheut mi
Adede,
T'es bene!
J'aime tes gros nichons,
Folichons!
T'es ronde,
T'es blonde, etc.
Nje tjater grup 'prape, ia mbushi nje kenge per sulmin e trimave ne lufte, mi avazin A mysteriousTag. I ulur mbe nje shpelle, rrinte menjane nje neger i ardhur ne shesh nga te paret. Ish njeri mesatar, me afer te pesedhjetave sesa te dyzetave. I stervitur ne nje kolegj protestant ne Cape-Town, kish mesuar letrat e bukura klasike dhe moderne, kish udhetuar ne Evrope, dhe, autodidakt i palodhur, e quante veten nje student dhekendonte perdite libra te thelle, ,sado qe kish arrijtur ne
prag te pleqerise me nje kulture te rralle. Kish nje fjale gjithnje ne buzet: «Vetem gjysme te mesuarlt, -thosh, kujtojneSe i kane mharuar mesimet" Ky neger i cuditshem, i quajtur Plug, ish krijonjesi i vertete i levizjes"kombetare ne Zululand; kete fakt e dijin te gjithe, po shumica e mohonin e ,duke hedhur emra negresh te tjere te dale me perpara me'ate mendim ne Zulluland: Po Plugu vete interesohej pak te fama, sa pertonte edhe tu j ape"te kuptojne" negerve ndryshimin me theme te nje levizjeje qe kishin perpjekur zullunjte e tjere te nisnin me perpara:e tija,levizje sistematike,idealiste edhe krijonjese,per te kthyer zullute nga nje turme te pergjakur ne nje komb me dinjitet,dhe me balance :te tyret,levizje kur-te-me-teket,dhe levizje tribale per te mbrojtur tribune e zulluve nga tribu te tjera Afrikane..
Plugu kur ish ne Evrope,kish mire se c'me-ndim ushqen bota e qyteteruar per zullute; shume here i trdnditej shpirti kur kendonte a degjonte gjykime, dhe jave me radhe i mbetej si nje gjemb i brendshem, qe e shponte, i dhembte e i nxirte gjumin.Dhe qe ne djaleri kish vendosur nje veper te madhe: ta beje Zullulandin" nje vend te bashkuar, 'e lire,te qyteteruar e me
nder.Besnik te vetvetja ju vu punes dhe asnje pengim asnje lodhje
se kish mbajtur nga
vija e pareshenua. Po ku kish enderruar te dale dhe ku doli! Avazet -patriotike qe degjonte e deshperojin, si nje simboI i
shkalles kulturale te zulluve,po s'rrefente ndonje shenje
merzie ne fytyre:
Nje grup i madh po afrohej tani me kengen. me te zjarte te Zullulandit, 'kenge ne avaz te " Love a lassie, a bonny,bonny lasie.


" Ne jemi trima,
Edhe dalim nga vrima
Zeri i Zullulandit kur na therret!
:

Jemi luftetare pa frike.
Me shigjet' ose me thike
Dora jon' e forte, vret!

Kjo ish si Marsejeza e Zulluve; dhe kur e degjonte, turrna ndizej dhe egersohej nga entuziazma. Edhe grupet qe kishin ardhur me pare ne shesh u bashkuan ahere me ata qe afroheshin, dhe te gjithe me nje ze nisne prape:
Ne jemi trima...
Plugu degjonte duke heshtur dhe me nje hije tri-shtimi te fshehur. C'fat i cuditshem per kete kenge! A i shkonte kurre ne mendje Lander-it se kenga e tij do te entuziaste nje dite tere nje populI, do shpinte ushtare ne lufte dhe do te fitonte beteja ? Plugu kish enderruar per zullute nonje kenge Madheshtore, te shkruar me porosi prej nonje muzikanti te madh, ndofta nga De- bussy-u a nga Richard Strauss -i. Po negrit s'i kishin vene veshin : dhe kishin pelqyer te adaptojne kenge inglize dhe frenge, te 'prura nga zullunj te vajtur si qymyrxhinj ne vapore nga Durban-i dhe nga Cape Town-i ne Liverpool e ne Marseille: Kenge te degjuara nga nafte te dehur a nga kurva zhurmonjese ne ca kafene te 'erreta te limaneve. Po c'faj te kane kenget, kur jane te -=zonjat te bejne mrekulline e mrekullive: te zgjojne entusiazmen luftare? Ndofta, fajin e kish ai, jo negrit e tjere. Zulluve u pelqen Adela, -T'es belle pse t'i shtrengosh te gjoret te degjojn me zor Simfonine Heroike te Beethovenit? Sicilido shijen e tij,mejtoi Plugu duke psheretitur pa dyshim shija e zulluve te mi eshte pake ulur, po fund 'i fundit, nuk jemi neger?
Keto mejtoi Plugu, kur u be nje heshtje e pergjithshme: Dy grupe vijin me madheshti, duke prure sicilido nga nje Perendi 'prej druri, te dy idhullat qe e
ndajin Zullulandin ne dy fe te mbedha. Njera perendi ish prej borige,tjetra, prej selvie. Qe te dyja ishin ska- litur ne kercunj te prure ngapyjet e Pa1estines prej va-poresh inglize qe bejne udhen e Suezit gjer ne Afrike te Jugut: Po keto te dy perendi te prera ne nje pyl1 dhe aq te aferm nga natyra e drurit, u dukeshin Zulluve fa-re te ndryshme dhe kishin shume here shkatketuar zenka dhe derdhje gjaku.
Si i vendosne idhullat me nje respekt te madh, u, ngrit nje plak edhe e deklaroi mbledhjen te hapur.
Mbledhja e sotme, zoterinj, (tha Plaku), eshte nje dite gezimi dhe lavdie, qe do te mbetet e paharuar ne histori te Zullulandit. Dy mbreteri te medha, Franca dhe Inglia, na nderojne dhe na duan. Ne paste dyshime nonje prej jush, do t'i hiqen kur t'i shtrojme perpara dokumentat.
Dhe, me te thene ,keto, thirri nje djale, i cili kish luftuar kater vjet si ushtar i kolonive neper fushat e Champagnes dhe kish mesuar pake te kendoje. Djali leciti me pare bileten e sekretarit te ministrit te Puneve teJashtme te Fran:ces, Dupont ,dhe si e leciti frengjisht, e perktheu edhe ne ,gjuhe te Zulluve. Menjehere u shkeput nje furtune brohorie: ca ulerijin, ca kendojin, ca kercejin duke perpjekur duart.
Kur pushoi pakez entuziazma, negri gjuheshume kendoi dhe pastaj zulluloi letrat e lordit Edward Mertytune edhe te shtepise botonjese «Murray>>.Ketu u ngritne te gjithe ne kembe edhe nisne, duke perpjekur duart me ritme, nje valle rreth e rrotull te dy 'perendive prej druri; pastaj, ne kulm te dehjes patriotike, luftaret zhveshne pallat, dhe te percjellur nga te qeluarit e matur te nja pesedhjete cekaneve mbi tepsi prej bakeri, ia mbushne te gjithe kenges madheshtore:
, I love a lassie:
N e jemi trima.
Edhe dalim nga vrima etj.
Vetem nje njeri rinte pa levizur, me syte te mbyl1ur, edhe krye ulur. Na duket (i britne, me nje ze nje grup negrish) se nuk je i kenaqur- Eshte tradhesi sokollitne ca te tjere. -Le te jape shpjegime, le te flase thirrri nje tok negrish i trete"
Dhe Plugu (se ai ish) ngriti doren e djathte qete kerkoje heshtje: "Nuk mohoj aspak, -tha, - qe S'jam i kenaqur ...Nje vale zemerimi murmuriti anembane te turmes, po s'do1i nonje ze kundershtimi. «Jo vetem s'jam i kenaqur, po jam i helmuar, i plagosur ne thellesi te zemres. Po te merrnit vesh kuptimin e vertete te letrave, do te derdhjit lot deshperimi, ne vend qe te kecejit valle pergjigjja e Frengut eshte nje tallje sheshit. Ajo e diplomatit ingliz, s'ka nonje rendesi fare: eshte nje nga pergjigjet e zakonmshme qe governa e Londanit i dergon cdo letre, nga cdo ane qe ne vafte. Sa per ate te botonjesit «Mucray», ajo shtepi e degjuar eshte, pa dyshim, viktime e nje shakaje. Hiqni dore, se do te beheni lodra e botes. Ta dini se ne,- ne sy te Evropes se qyteteruar., jemi neger, dhe asgje,me teper; ca na shajne, ca na perqeshin, ca te pakeve u vjen keq, po te gjithe na perbuzin e na kane per te poshter. Hiqni dore, ju them, se u beme palacot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni, punoni, mos u zeni besen raporteve qe thohe gjera te mira 'per ne, dhe mbase nje dite dalim te "ritur perpara botes, udha qe shpie ne nder, ne liri e ne shpetim, nuk eshte e shtruar me lule, po me ferra; ai qe arrin ne kulm, arrin i grisur, i pergjakur, i dersitur, i lodhur; dhe trendafilat, dafinat, ujet e ftohte, lendina 'ku eshte mire dhe embel te shtrihet, te gjitha keto i gjen ne kulm vetem, dhe atje shume here as qe i gezon dot, se bie i vdekur nga te lodhurit, po me vetedijen qe j hapi nje udhe te re Popullit. Ne, vellezer, jemi neger te varfer, pa nonje rendesi fare; mos dehuni me moskuptime, mos degjoni njerez te ceket, njerez aq te paditur
sa ju, me te paditur se ju ndofta, te cilet kane vetem nje guxim barbar dhe te verber qe i shtyn te futen kudo, ne mes te talljes se pergjithshme. Behuni burra! Rrembeni kazmat! Puna eshte me e larte se trimeria, kazma me fisnike se palla. Dhe permi te gjitha, heshtni! Jo fjale, por kazmen. Jo mbledhje, po kazmen. Jo misione, po kazmen. Dhe parmenden, dhe draprin, dhe shoshen, dhe furren. Po mjaft levdime. E kam zemren aq te mbushur me lot, sa s'qaj dot. Dhe me ne fund, aq di, aq them; Jini te lire te beni si te doni. Mbaroi dhe ndenji. Nje heshtje mbreteroi pak caste. Pastaj vershellime, sharje ,krisme nga cdo ane. Ca neger tregojin grushtin. Ca kerkojin qe t'i heqe fjalet dhe te lipe ndjese; ne mos ta zene me gure. Dhjete oratore nisne te flasin menjehere. Ca te tjere prape fil1uan kengen luftare: I love a Lassie, dhe pesedhjete cekane qellojin ,me terbim pesedhjete tepsi. Nje neger i madh doli ne mes edhe nisi nje valle te cuditshme, duke u kerrusur, ne menyre qe te imitonte nje miserok te eger. Nga nje cip doli nje ulerime si e nje cakalli. Pa humbur kohe, nje tjater perngjau zerin e nje asllani. Nga cdo ane nisne te imitojne giithe kafshet e pyjeve te 'Afrilkes. Gjashte mije njerez te dehur me nje fryme marzie negre, levizjin duar e kembe dhe jipin ze te gjithe pernjeherjesh.
Tri ore vazhdoi kjo krize. Me ne fund, dy pleq muarrne te dy idhullat ne dore edhe u be nje heshtje e madhe. Perendite, thane pleqte," jane te kenaqura nga patriotizma juaj, dhe tere Evropa do te cuditet me ndjenjat fisnike ; me rregullen, qetesine, kuptimin dhe qyteterine tuaj. Tani (vazhduan !pleqte duke folur bashkerisht) ju propozojme te dergohet nje falenderje Inglise edhe Frances, qe na bene shoke dhe miq, edhe nje falenderim te diturve te Inglise qe na nderuan duke kerkuar drite dhe mesim nga ambasadori yne. Nje rrufe doretrokitjesh e priti kete proponim, i cili u votua me nje ze. Plugu psheretiti edhe shtiri nje lot, nje pike, e cila zbriti ngadale neper faqe e gjer ne qafe, ku u zhduk. Turmes ky lot nuk i shpetoi, dhe nje thirri: Shikoni, nakarin. shikoni zemerligesine! Qan, se triumfi s'eshte per te, eshte per nje tjater, per nje nje te zotin, per nje diplomat, per nje te ditur me themel.
Si u qetsua perseri turma, u ngrit nje neger i quajtur Zgjebo, i cili kish bere kater vjet, si kafaz ne nje hotel te Palermos edhe dinte pak italisht. Une, tha, proponoj qe te dergojme nje lajmerim miqesie te Mbreti i Abisinise, duke qene se ai eshte i vetmi mbret neger i lire dhe meqe ne oborr te Abisinise ka disa njerez qe dine italisht, te falat tona t'i dergojme ne kete gjuhe. -Kjo ide eshte shume e mire, tha Plugu, dhe mund ta perkrah ~dhe une Po kush do ta shkruaje karten ?
Une, tha, Zgjebua.
-Dini mjalf itallsht, sa te beni nje dokument diplomatik? -Di shume bukur.
-Gezohem,pa me thoni pak, si do ta nisni?
Ja keshtu ,tha Zgjebua " Sacramento Re"
-Sacramento re? pyeti Plugu,doni te thoni pa dyshim "Sacra Maesta"
-Jo,thashe dhe do te them "Sacramento Re"Ashtu eshte ne Italishten e mire.
Nje hije deshperimi ngrysi fytyren e plugut.Deshi te flase po iu duk me kot t'i bjere murit me koke.Heshti .Po turma ,e cila s'pelqente fjalet,s'pelqente as heshtjen e Plugut.Shume zera u ngriten nga te gjitha anet qe i kerkonin mendjen.Po ai nuk u ngrit nga vendi.Shoke tha nje nga negrit e moshuar,une propozoj qe per mbretin e ABISINISE te shkruaj nje karte Plugu dhe nje tjeter Zgjebua.Pastaj te kendohen
qe te dyja dhe te zgjedhim njeren per te derguar.Te gjithe e perkrahen kete mendim me perjashtim te Plugut i cili u ngrit dhe deklaroi se e dinte shume pak Italishten "sa per te ndare shkrimin e mire nga te keqin ,por jo te shkruante vete"
Po turma e shtrengoi te beje aq sa di.Ashtu u ulne qe te dy,dhe duke pshtetur karten ne peqi shkruan komplimentat e Zullullandit per Negusin e Abisinise.
Fjalet e Plugut ishin keto:
Maesta


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]