Letërsia Shqiptare

Perkthim - Kotesia njerezore
E enjte, 04-01-2007, 09:17pm (GMT)

William Knox

Perse njeriu eshte kryelarte?
Si re e shpejtme, meteor i zjarrte
Si drite vetetin si vale na vengon
Nga jeta ne pushim, ne varr kalon

Nga dushku dhe nga shelgu bje cdo flete
Perndahen rrotull, shtrihen tatepjete
Te vogla, te medha, te ra, te thata
Permbysen tok dhe hidhen ne germadha

Kurora e nje koke mbreterore
Me mitren dhe me kraben prifterore
I dituri dhe trimi zemermath
Mberthehen ne qivur, zbresin ne varr

Çdo shprese, deshperimi, helmi gazi
Çkallmohen nga tufani dhe porjazi
Çdo lot e buzeqeshje, vaj e valle
Dermohen posi vala neper zalle

Shkendij' e syrit edhe frym' e jetes
Lul' e shendetit edhe shkrumb' i vdekjes
Rrezohen ne savan nga kulm' i arte"
Pra, qysh njeriu eshte kryelarte?



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.