Letërsia Shqiptare

Perkthim - Ne vengjillen e vdekjes
E premte, 05-01-2007, 09:18pm (GMT)

Chidiock Tichborne

Lul’ e rinise m’u be pellk merakesh
E kremt’ e gazit m’u be vurk mekatesh
Gruri qe kora dolli egjr’ e therme
E ter’ e mira ime dolli shpres’ e vrerme
Dita me shkoj, dhe diellin s’e pashe
Tani po rronj, tani jeten e lashe

Halli m’u duk, po une nuk e çfaqa
Pema me ra, po fleta s’m’ eshte thare
Rinin’ e kam mbaruar, po s’u mplaka
E pashe boten, bota s’me ka pare
Peri m’u pre, po i patjerur rashe
Tani po rronj, tani jeten e lashe

Kerkova vdekjen dhe ne zemr’ e gjeta
Kam dashur jeten dhe kufome mbeta
Barita token, varrin tim e miha
Tani po vdes, kur jeten time nisa
Kupa m’u mbush, tani m’u zbras, u vrashe
Tani po rronj, tani jeten e lashe



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.