SHPIRT MAGJIE
E shtune, 15-09-2007, 06:58pm (GMT)
(Këngë)
Paska reshë kjo bukuri Trupit tënd si i ka hije, Vjen e bjen shikimit tim Sikur valë n’liqe Ohrie.
Unë nuk di të jem poet Të bëj vjersha dashurie, Ku ka vjershë që e zë brenda Frymën tënde shpirt magjie?!
A je bore e Lybetenit A je erë e detit Jon, Zjarr n’u kallsha majë Tomorrit Hija jote më freskon.
Nuk ka ngjyrë në fund të detit As në qiell aq shumë kaltri, Sa ka trupi - shpirti yt Aq freski, aq bukuri.
|