TE KATEDRALJA E KËLNIT
E shtune, 15-09-2007, 07:04pm (GMT)
Përfundi gurëve gurgullimë organosh Trupin përshkon me trishtim ëmbël Faqes së murit ku përplaset kumbimi Aty është Këlni aty është Këlni
Aty ku ngrihet katedralja shkëmb Madhështor natën llamburin qielli Me yje shpërndarë valëve të Rinit Aty është Këlni aty është Këlni
Kur midis turmës çon krye vetmia Hyn fërgëllimë platosë së vegimit Më mungojnë Drini Berati Prizreni Aty është Këlni aty është Këlni
Edhe pak e vera do të nis gufimin Kupës së qiellit e fundit të lumit Ajo gurët e idhcës do t’i pëlcasë Mes nofullave të dënesjes së ngrirë Ku është një ngrehinë gur mbi gur Me këmbë në ujë me kokë në diell Më zgjatet dorë e Nuses së murosur Aty është Këlni aty është Këlni (Köln, 1994)
|