Te dashurat e mia
E premte, 12-01-2007, 04:59pm (GMT)
Sot Lexova Dhe rilexova Homerin (Iliaden, Odisene) Koka m’u mbush me imazhe heronjsh Greko-trojane, Fytyra, Gjoksi M’u cirkos Me gjak trojanesh, akejsh, Zjarri i Trojes me percelloi syte, Helena Gati me divorcoi me gruan, Penelopa ra ne dashuri me mua… Odise dinaku Odise rivali Me ngriti Nje kurth te drunjte, Nje kurth dinak kali, Akili Me thirri ne duel, (Me mori per Hektorin), Çirçja Me kerkoi nje puthje, Kasandra me tha: Mos! Parashikoi kthimin tim ne derr. Dhe une s’e putha magjistricen I besova zonjushe Kasandres menjehere. Shpetova… S’u tregova diffident si trojanet Qe s’i besuan per Kalin e drunjte Per kalin enigma dhe kurth Si Agamemnoni S’u tregova mosbesues Per kurthin vrases Te gruas kuçke, Perendeshe Aferdita Me beri Parid, Edhe Helena, Edhe Penelopa Me dashuruan me shpirt, Edhe pse une s’mesova qe s’mesova Te dashuroja greqisht…
|