Letërsia Shqiptare

DashUri
E hene, 03-03-2008, 10:36pm (GMT)

Ngre fjala fjalën
Si të kishte lindur
Një legjendë molle
Në metaforë përralle

Më shndë(e)rron
Mua gruan
Mua nënën
Mua bijën
Në rritën e lules

Ku janë muzat e trembura
Tej vorbullës së pagëzuar
Gjithandej frymëmarrje retorike
Kurrë më shumë artikuj përditshmërie
E gjithçka më mungon

Lashtësi
Uratë
Ringjallje
DashUri



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.