Letërsia Shqiptare

Mbretëri e heshtjes dhe e vetmisë
E hene, 03-03-2008, 10:41pm (GMT)

-Anton Pashkut–

Mbretëria e heshtjes është natyrë e krijuar
Frymë –
Magji dhembëse
Trazim shpirtëror
I ringjallur në gjakimin e bukurië
Në gjakimin e trashëgimisë

Mbretëria e heshtjes dhe e vetmisë
Është pjesë e Lindjes
Sinkopë, Kjasinë, Oh e Gof

Është gjakim Rozafe
Te Shumëriza dhe Kalaja e Panit
Që murohet në heshtje
Murohet në vetmi

Me Lutjet e Mëngjesit
Ndjek Gjergj Kastriotin
Bogdanin, Gjeçovin, Katin
Me Lutjet e Mbrëmjes
Nën tingujt e kambanës
Lutet me rruzare
Nën hijen e Lisave të Sh’na Prenes
Në Shëngjergj të Hasit

Është Hiri i Hyjit
Pa robëri shpirtërore



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.