Letërsia Shqiptare

Brerorja jonë
E hene, 03-03-2008, 10:45pm (GMT)

-Imzot Nikë Prelës-

Imzoti ynë
në Ulpianën e Shën Florit e Shën Laurit
edhe tash bien kambanat
- kambanat e shpirtit tënd në zemrat tona

Imzoti ynë
Ti gjallon në ne
- gur në mur

Me uratën dhe bekimin tëndë
e shaluam hijen e shalakatur
- e kaluam Shkretëtirën

Zotynë
ishe shikim i kaltërsive të Mirushës
zë i korit të Shën Niketës
dhe Flamur i Kastriotit

Në Dritën tënde ne e pamë Dritën
Imzoti ynë
brerorja jonë



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.