| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Fatime Ahmeti E hene, 03-03-2008, 10:49pm (GMT)
Ka marrë pjesë në manifestimin “Takimet e poeteve” në Vushtrri që nga viti 1990, pastaj në manifestimin “Takimet e Gjeçovit” në Zym të Hasit, në “Mitingun e poezisë” në Gjakovë, në manifestimin “Ditët përkujtimore Nëna Tereze” në Prishtinë, Letnicë, Mitrovicë, Prekaz e vende të tjera të Kosovës, në “Sofrën poetike” në Drenas, në “Takimet e Don Mikel Tarabulluzit” në Stubëll të Vitisë, në takimet “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, në “Karvanin e Shkrimtarëve për fëmijë” nëpër Kosovë, në “Kepi i shpresës së mirë – Fahredin Gunga” në Mitrovicë, në “Pranverën poetike” në Kukës, në manifestimin “Azem Shkreli” në Pejë e gjetiu. Është njëra nga themelueset kryesore të manifestimit “Ditët përkujtimore Nëna Tereze” (1998) në Prishtinë. Dergoi per Letersia Shqiptare, z. Çerkin Bytyçi |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||