NJË LIGAVEC
E premte, 27-07-2007, 06:52pm (GMT)
Mbi një gastare Mbi një qelq Zvarritet ngadalë Një ligavec.
Shtriqet forcërisht Jargat lë në qelq Vuan marrëzisht I shkreti ligavec.
Përballet e përballet Ec edhe ngec Askush s’ia di hallet Të mjerrit ligavec.
Pastaj se di as vet Rrëshqet më prapa Aty ku mbi qelq Këmbëkryq është ulur vapa.
Ecje e vështirë Kjo ecje në qelq S’bën fare përjashtim As për një ligavec.
Nga libri ''Ecje ne qelq''
|