Tymi ikën e ikën
Fluturon me vrap
Ia ka zjarrit frikën
Që i turret t’a kap.
Në zjarr një enë balte
Mbushur me grosh
Pranë lahet një mace
Një plak në qosh.
Trarë mbi krye
Pëshjellje merimangash
Një “radio” fryhet
Mirëqenie… jargash!
Zëri nga përjashta
Hyn nga çdo anë
Çatisë i fluturon kashta
Muret s’kanë suvanë.
Pastaj një fëmijë
Ngatërron valë me radion
Qan në të tijën
Kërkon çokollatën.
Komshiu ngjitur, pranë
Nxehet me Satelitin
Saçin dot s’e mban
Shan e mallkon vetin.
Zjarri është shuar
Vetëm groshë në enë
Kruspull këmbë e duar
Në qosh plaku ka ngel.
Macja nis mjaullimën
Kërcen mur më mur
E para lëshon gjëmën
“Iku një njeri, një burrë!”
Këmbana ka nisur
Zhurmën papushim
Kurkush s’ka pikasur
S’e u shua një frymë.
Vetëm qielli përlotet
Fryn e fryn retë
Një amanet që s’tretet
Një dhimbje që vret.
Nga libri ''Ecje ne qelq''