Njeriu u tërbua nga moti
Djersët i kullojnë si përrenj
Temperaturat s’janë më si qëmoti
Detet gati të kapërcejnë.
Akujt veriu po tret
Oqeani gati s’pëlcet
Uji fryhet s’ka më det
Ku-ku vaj medet.
Moti u “çmend”!
Alarmi u dha,
u shkrua,
u shpërnda.
Mureve pankarta
Rrugëve fletushka
Pemët pa gjethe
Malet pa guna
Fushat buzëplasur
Lumenj të inatosur
Alarmi, s’ka të sosur.
Burrat u mblodhën në Kioto, Afrikë, Francë
Alarmit i mëshuan në sallë
E bënë Kiamet!
Aty u tha se motin njeriu e turbulloi
Dhe fajin për këtë e ka ai vet
Por zor s’e njeriu pranoi
S’e ai është shkaktari i vërtet.
Burrat mbaruan së foluri
Fjala për Motin s’pushon
Njeriu prapë si qëmoti
Ende mëkatin s’pranon.
Nga libri ''Ecje ne qelq''