Letërsia Shqiptare

ELBASAN
E premte, 27-07-2007, 07:00pm (GMT)

Elbasan!
Aty ku dhimbja,
            malli,
               dashuria,
Pikëtakohen,
Refrenin e jetës për të nisur
Aty ku dy sy të qeshur
Modelojnë ëndërra, dëshira
Aty ku dy duar mbetën duke qëndisur,
Bukurinë përrallore që ka natyra.

Kohën ke humbur shëtitoreve
Muajt, vitet të kanë shkarë
Gjuha ngatërruar auditoreve
Tani shqipja të duket “e vrarë”.

Shkon takon Kristoforidhin
Abetaren për t’ia parë
Dhe s’di ku t’a zësh fillin
Lotë nga sytë të kanë shkarë.

Ngre sytë vëzhgon dhe s’ngopesh
Ndërtime të reja anembanë
Pastaj duket se qetësohesh
Kur dhjetra miq të vijnë pranë.

Një këngë e moçme dëgjohet
Në heshtje dirigjon kumurinë, bilbilin
Një tingull violine vjen e largohet
Je ndodhur pranë Myzyrit.

Elbasan!
Aty ku mijëra vetë turren
Të këpusin Karakaften,
                   Lulen e radhë
Aty ku zemrat kënaqen
Vetëm duke parë.

Nga libri ''Ecje ne qelq''



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.