Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 07:24am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
 » Frederik Rreshpja
 » Fan Noli
 » Faik Konica
 » Fatos Arapi
 » Filip Shiroka
 » Frang Bardhi
 » Fasli Haliti
 » Fatos Kongoli
 » Ferdinand Laholli
 » Ferit Lamaj
 » Franco Esposito
 » Flurans Ilia
 » Flora Brovina
 » Ferik Ferra
 » Fatmir Terziu
 » Faruk Tasholli
 » Flori Bruqi
 » Frrok Kristaj
 » Fahredin Shehu
 » Fatime Ahmeti
 » Fejzulla Duraku
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët F » Fatmir Terziu
 
SHPËRNGULJE STINORE
E premte, 27-07-2007, 07:40pm (GMT)

Herë si elektroda saldimi
Herë si tufa flokësh të krehura
Lëshohen me vrull nga qielli
Mbi një pemë, mbi gjethet e saj të mbetura.

Pastaj rretë i mbështjellin plotësisht
I përplasin në qiell si mbi qelq
Në këtë shpërngulje stinore ku forcërisht
Natyra i ngre nervat për fat të keq.

Enkas një rrënkim inatçor nga qielli
Zbret diagonal gjetkë
Si një lëmsh i vogël dielli
Duket sikur marrin flakë rretë.

Në shesh një statujë e ftohtë
Dorëngritur bën me gisht
Andej prapa xhamave ku bën ngrohtë,
Aty ku festohet marrëzisht.

Xhamat lotojnë nën avull
Neonët larmojnë mbi mëndafsh
Fusha tërrësisht e bardhë, akull
Hapësirrë pambarim, e rrafshtë.

Një cicërrimtar shfaqet i hutuar
Nën gëmushën plisëbardhë
Zhgrytet pastaj për të rrëmuar
Ushqimin e tij ngadalë.

Pema në rolin e dëshmitarit
Vëzhgon dremitqare, e qetë
Habitet me rolin e “shndërimtarit”
Si beson as syve të vet!

Nga libri ''Ecje ne qelq''


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
KOHA E NJERIUT (27-07-2007)
AI GJYSËMSHEKULL (27-07-2007)
ELBASAN (27-07-2007)
MESAZH TRIMIT (27-07-2007)
NGROHJA GLOBALE (27-07-2007)
MBRETËRESHA NORË (27-07-2007)
DHIMBJA QË VRET (27-07-2007)
NJË LIGAVEC (27-07-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]