Letërsia Shqiptare

LULJA DHE FLUTURA
E premte, 27-07-2007, 07:44pm (GMT)

Imazhet shfaqi një flutur
Pushoi në ekran
Qëndisur, flatrahapur
Filmuar mes lulesh në mal.

Magjishëm përhumba më tutje
S’kish ngopje me të bukurën
Lulet ishin lule
Shtonin nur bashkë me fluturën.

Pastaj flutura natyrshëm
Hapi flatrat fluturoi
Dhe la të shtriqej lirshëm
Bukuroshen ku qëndroi.

Imazhet ndryshuan papritur
Aty mes luleve në mal
“Lulja e fluturës” brezkëputur
Mbi të një krimb kish ndal.

Nga libri ''Ecje ne qelq''



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.