S’mu nda nga sytë ekrani
Një muaj me të u bëra palë
Teksa qëndroja shtrirë tek shtrati
Nga dhimbjet e këmbës së vrarë.
Sytë në fakt më mbetën në qelq
Gjithë ditën nga dritarja kundronin
Vetëm kur ndihesha më keq
Për ca çaste qetësinë më afronin.
Shpeshherë në fakt ato raste
Vetvetiu bëhesha si qelq
Kur dikush temperaturën m’a maste
Termometri ngrinte për dreq!
Unë padashur isha njësuar me qelqin
I ftohtë, delikat e ku di unë
Të tjerrët nën dhëmbë qeshnin
Edhe pse e dija se më donin shumë.
S’më kish qëlluar kështu kurrë
Që dhimbja therrëse për dreq
Të shndërronte në fëmijë një burrë
E t’a bënte thjesht një qelq.
Nga libri ''Ecje ne qelq''