Me orë,
me ditë,
çdo dy javë
e prisnim atë çast!
E prisnim,
të firmosnim,
të nënshkruanim
borderonë.
E prisnim,
Pesëmbëdhjetëditëshin
E prisnim,
si fëmijën e parë
gjithë javën shtrëngonim rripin
që atë ditë;
të njomnim edhe fytin.
Dhe ishte kështu
Jo nga bollëku;
Por se rrogat dhe birra
Vinin tek Xhamllëku.
Ah, ajo ditë,
ai çast,
ajo minutë
Aty në lulishten errëmirë
Njohur si ODESA
Ah, ai çast
ajo ditë,
ajo minutë
Kur pesëmbëdhjetëditëshit
Për një sekondë i binte fshesa…
Nga libri ''Ecje ne qelq''