Letërsia Shqiptare

SHKRUAR NË QELQ
E premte, 27-07-2007, 07:47pm (GMT)

Dy frymëmarrës u deklaruan të humbur
I pari, u shumëfishua rrugëve me letër
I dyti, u shfaq për ca minuta për fat të keq
Në ekranin e ngushtë e të ftohtë, në qelq.

pari, një maçok zeshkan
Nga pronarë të majmë
I dyti, vetëm 18-vjeç djalë
Me nënë e me babë.

Maçoku kish humbur para një ore
Diku në një rrugicë në Londër
Djaloshi s’dihej prej sa vitesh
Kish veç emrin, zhgaravitur në fletore.

500 stërlina për të gjetur macokun
Afronin ne këmbim pronarët
Asnjë grosh për njeriun
Veç ca dosjeve që mbushnin sirtarët.

“Këpucët e shqyera
Filmuar në trotuar…”
Kaq u tha për njeriun
Kush mund t’a ketë parë?

Për macen, maçokun
Raporti s’kish mbarim
S’e qesja kish vluar
S’e puna ish aferim.

Minutat mbaruan
Aty në ekranin e qelqtë
Aty ku dy frymëmarrësit u deklaruan
Si të humbur përjetë.

Nga libri ''Ecje ne qelq''



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.