Letërsia Shqiptare

PESA E NJE DERE TE BRAKTISUR
E premte, 27-07-2007, 07:49pm (GMT)

E shihja përditë
Shkëlqente, përherë
Aty në atë rrugë
Aty në atë derë.

E shkruar me dorë
Dukshëm, me kujdes
Mbi kokë një kurorë
Në trup; vetëm Pesë.

Për çudi të gjithë aty shihnin
Mëngjeseve, drekave, darkave
Dhe dukej sikur e piketonin
Me “Pesë”-n e sfilatave.

Ajo ishte vetëm një pesë
Një numër si gjithë numrat
Mbi të s’kish kaluar një fshesë
Në ndryshk, mbytur thumbat.

Pesa e gozhduar në atë derë
Tashmë kish hyrë në histori
Dhe pse s’fliste për ndonjë vlerë
Dhe pse s’fliste për njeri.

Të vetmit vizitorë
“Pesa” kish tashmë përditë:
merimangat thurëse
e njerëzit, që ia ngulnin sytë.

Tani ajo pesë…
S’ishte më rrezatore
Kish ndodhur, per besë
Nga braktisja njërëzore.

Nga libri ''Ecje ne qelq''



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.