ALFABETI I ECJES SË GJATË
E premte, 27-07-2007, 07:50pm (GMT)
Agimet na zgjuan Bereqetin të korim ugareve, ku Cicërimat e zogjve s’pushonin, Çelnin lulet erëmira, Dielli lëshohej pakursim, Dhimbja harrohej Era flakte tutje dhe sillte me nxitim Ëmbëlsinë e nektarit të stinës, që Flakëroi perëndimin, atë buzënatë Garantoi ecjen tonë të gjatë Gjuhën e zgjoi nga sepetet, sonduqet e Todhrit Heshtjes i dha çmimin Inatin na tha të flakim Jetën të jetojmë ndryshe Kalëruar mbi muzë të viteve Lartësuar në piedestalin e Njeriut të Lirë Llumit larguar Mendimeve përhumbur Ndryshimeve përshtatur Njeri i një rruge plot nxitim Orteqet e tmershme për të sfiduar Pagëzuar në Tempullin e Jetës Qarjen për të harruar Rilindjen për të parë në sy Rrugëve të nisura hershëm Stacionuar në fletë historie Shpëtuar nga zhdukja Tani krenarë të dëshmojnë Thellë në potencën jetike Universi zbret firmos dëshminë Vetvetiu na hapen krahët Xixëllojnë lotët ndër sy. Xhirimet sapo kanë filksuar këtë kolorit Ylberi ngjyrat na ka falë Zërat e jetës që të fiksojmë Zhytur nga A-ja tek Zh-ja në këtë alfabet të ecjes së gjatë.
Manastir, 2006
Nga libri ''Ecje ne qelq''
|