XHELOZ
E premte, 27-07-2007, 07:58pm (GMT)
Aty ndodhem të rrëkëllej konjakun me gotën qelibar ku mpiksen gishtat e tu veç për të të parë. Të shoh! Të shoh në kurrizin e lakuar të gotës plot Të shoh në thellësi të saj s'të shijoj dot. Mijëra sy përzihen më pas ...dhe unë bëhem tapë. Aty ndodhem të humbas një çast me gotën bosh dhe kur kam pak para dhe kur s'kam asnjë grosh. Aty padashje fiksoj në letër sy, buzë e trup elegant. Më pas ndoshta harroj, patjetër se duhet të ngrihem, të eci prapë. E aty ndodhem prapë, prapë e prapë.
Shkëputur nga vëllimi poetik “Mos Hesht”
|