Letërsia Shqiptare

AI GJYSËMSHEKULL
E premte, 27-07-2007, 07:02pm (GMT)

Sa shumë u mërzit ai gjysëmshekull
vetveten e brejti sa u mpak.
e mbyti dimri i egër me akuj
Sa s'donte të dinte për të aspak.

Atë akull të paparë në botë
E treti me zjarr në gjirin e vet
Dhe pse shkriftinë u bë me të vërtetë
Hijen imazh e mundon edhe sot.

Të "puth" hija e tij e qeshur, e moderuar
Fal teje e shpirtit tënd që fal
Tok got' rakie për të thënë pas vdekjes "Gëzuar"

Ti hesht tolerant dhe hesht prapë
E pluhur i saj i zi, të rri pranë
Harron se është pjellë dimri...
...dimri plak!



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.