Qesh me të madhe e prapë qesh,
me veten flas e s'mbahem lehtë
mes shokësh rri e me ta hesht
Ajo që më plagosi, të mbaj vesh!
Gjithmonë pranë saj dhe prapë i shkretë
jetoj i mpirë e s'jam i qetë
E do t'a ngrys kështu këtë jetë
Deri sa të më kuptojë në të vërtetë.
Ajo... sido që është e urtë e më rri larg
Do vjen drejt meje me siguri, me vrap
Për të mos u bërë e zeza , e bardhë...
Unazën simbol, do kërkojë e gëzuar
Këngën e lënë në mes për ta vazhduar;
"Kjo jetë është këngë".
E këngës do t'ia marrë.
Shkëputur nga vëllimi poetik “Mos Hesht”