Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 07-07-2008, 05:44am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
 » Frederik Rreshpja
 » Fan Noli
 » Faik Konica
 » Fatos Arapi
 » Filip Shiroka
 » Frang Bardhi
 » Fasli Haliti
 » Fatos Kongoli
 » Ferdinand Laholli
 » Ferit Lamaj
 » Franco Esposito
 » Flurans Ilia
 » Flora Brovina
 » Ferik Ferra
 » Fatmir Terziu
 » Faruk Tasholli
 » Flori Bruqi
 » Frrok Kristaj
 » Fahredin Shehu
 » Fatime Ahmeti
 » Fejzulla Duraku
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët F » Fatmir Terziu
 
PJESA E GJASHTË: RRËFENJAT E XHA AVRAMIT
E premte, 27-07-2007, 08:06pm (GMT)

Në mëngjez Xha Avrami u ngrit sërrish i pari nga shtrati. Lau sytë dhe fytyrën dhe vuri xhezven për kafenë e tij të preferuar të mëngjezit. E shoqja dëgjoi zhurmën e enëve dhe iu drejtua guzhinës. Pasi e pa mirë e mirë xha Avramin nga koka tek këmbët, iu afrua dhe ia zuri kokën me duar. Dëgjo, i tha atij, ai plepi në anë të shtëpisë duhet krasitur, se po ia zë krejt diellin dhe dritën rrushit, dhe vjeshta që po afron do të na lërë pa cep rrushi siç po shihet. Prandaj lëre një ditë gjuetinë dhe bëje këtë punë. Unë, nuk mundem të bëj një hap jashtë, tani me djalin. E shikon? Vetëm qan. Xha Avrami tundi kokën dhe gati në heshtje e miratoi kërkesën e saj. Piu kafen dhe drejt e nga plepi. Mori me vete gjithshka i duhej të krasiste plepin. Ai nisi t’i ngjitej plepit, ndërsa e shoqja nisi t’i tregojë djalit me këngë për bëmat e të atit, kur ai ishte i ri, duke qeshur me vete me atë ngjitje që i bënte plepit në atë moshë…Dhe sa xha Avrami t’i ngjitet plepit unë po ua tregoj rrëfenjën e tij të rradhës.

Nga autori

RRËFENJA E GJASHTË: ATY NGA MAJA E PLEPIT

“Në majë të plepit të duket vetja se je më i larti i dynjasë. Sikur je më i pavaruri, më pranë qiellit, më pranë reve, më pranë diellit, më pranë erës. Fundja je majë plepit. Dhe në majë të plepit s’ka fruta, s’ka asgjë. Plepi është plep. Dru i gjatë, pa shumë bereqet. Po ja që plepi rritet i lartë vetë, pa patur shumë nevojë për shërbimin e njeriut. Ai zgjatet e zgjatet dhe njeriu shumë pak herë i hypën atij. I hypën vetëm në të tilla raste, ose kur hardhia iu ka qafuar atij dhe njeriu do të mbledhë rrushin, bisqet e saj. Meseleja ime me plepin ishte ndryshe. Ai po ia zinte diellin hardhive të mia. Dhe kështu unë isha majë tij për t’i lëshuar hisen e diellit hardhisë sime. I paisur me kosore, hanxharë e me naxhakë, tamam për një pastrim të nevojshëm degësh të plepit, për atë qëllim të cilin e thashë më parë. Por a e di ç’më ngjau? Kur hypa lart tij ndjeva frikë. Plepi më dukej si një thupër. Toka më dukej shumë poshtë dhe qielli shumë afër. Era edhe pse nuk ndihej të frynte më dukej furtunë. Fillova të dridhesha nga frika majë atij plepi. A e di ç’do të thotë të dridhesh në majë të plepit? Shkurt t’ia bësh qejfin erës, puhizës më saktë. Hajde burrë që jam, thashë me veten time. Nxorra kosoren nga brezi dhe tentova të presë degët e gjata të majës së plepit. Por më kot. Nuk isha as të zbrisja e as të hypja. Iu ngjita plepit me vështirësi dhe tani as nuk zbrisja dot. Një zë m’u duk sikur më erdhi në vesh. Me të dyja duart mbahesha fort pas trungut të tij dhe mundohesha të dëgjoja zërin që m’u shfaq në veshë. Por prapë ishte kot. As zë dhe as zhurmë. Askush nuk dinte s’e çfarë ndodhte me mua. Mbeta i goxhduar në majë të plepit. Gati sa nuk më dilnin lotë. Kisha edhe frikë edhe siklet në vetvete. Më mbytën djersët. E ndërsa edhe duart po më tradhëtonin sërrish m’u shfaq një cifël zëri ndër veshë. Zëri kësaj rradhe arriti mirë në hapësirën e shushatur të veshëve të mi.
-“Tundet plepi?”- më pyeti ai zë, që më ngjante se vinte nga ndonjë thellësi pusi.
-“Po”- i thashë.
-“Po nga po lëviz?”
-“Njëherë nga e majta dhe njëherë nga e djathta…”
-“Mos ki frikë”,- më tha, dhe vazhdoi më tej të më shpjegonte më qartë. “Kur plepi lëviz sa nga e majta dhe sa nga e djathta, mos ia ki frikën. Por kur ai qëndron në një vend atëherë ki kujdes. Kujdes, se ai “mendohet” nga të të hedhë. Tani vazhdo punën dhe mbaroje, se vërtet plepi kur rritet e rritet nuk pyet se ia zë dritën dhe diellin të tjerëve. Drita dhe dielli janë për të gjithë. Aty askush nuk mund të riskojë hisen e tjetrit.”
Unë vazhdova dhe mbarova krasitjen e plepit. Për pak kohë kisha harruar se jam majë tij. Kur zbrita poshtë pashë prapë atë plakun që s’mu nda mua e më mbeti nga pas tash e ca ditë, duke më ndjekur gati kudo. Ai kishte marrë një shat dhe po prashiste hardhinë time. Unë vetëm e shikoja. Pastaj më ftoi në një rrugë të gjatë. Unë ngrita supet instiktivisht dhe ashtu në heshtje pranova ofertën e tij. Ai vetëm buzëqeshi. Unë ndjehsha ende sikur isha në majë të plepit. Ah, se desh harrova. Më tha vetëm kaq: “në  majë të plapit nuk hypet vetëm. Dikush duhet të të vështrojë nga poshtë. Se kur i ngjitesh plepit, nuk sheh dot poshtë dhe është vështirë të zbresësh lehtë…” Kur të kthehem do të të tregojë se për çfarë ishte rrugëtimi ynë”.
Derisa të kthehet xha Avrami edhe unë poi a fus një sy gjumë. Ju mos u mërzitni se do të jem shumë shpejt pranë jush.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
SONET SHPRESE (27-07-2007)
KOSOVËS (27-07-2007)
XHELOZ (27-07-2007)
HESHTJES (27-07-2007)
NËNA (27-07-2007)
ALFABETI I ECJES SË GJATË (27-07-2007)
PESA E NJE DERE TE BRAKTISUR (27-07-2007)
JËTË NË QELQ (27-07-2007)
SHKRUAR NË QELQ (27-07-2007)
XHAMLLËKU (27-07-2007)
DASHURIA (27-07-2007)
ECJE NE QELQ (27-07-2007)
NJËSUAR ME QELQIN (27-07-2007)
LULJA DHE FLUTURA (27-07-2007)
DAVID BLAINE (27-07-2007)
ORA (27-07-2007)
SHPËRNGULJE STINORE (27-07-2007)
KOHA E NJERIUT (27-07-2007)
AI GJYSËMSHEKULL (27-07-2007)
ELBASAN (27-07-2007)
MESAZH TRIMIT (27-07-2007)
NGROHJA GLOBALE (27-07-2007)
MBRETËRESHA NORË (27-07-2007)
DHIMBJA QË VRET (27-07-2007)
NJË LIGAVEC (27-07-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]