Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 11:33pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
 » Frederik Rreshpja
 » Fan Noli
 » Faik Konica
 » Fatos Arapi
 » Filip Shiroka
 » Frang Bardhi
 » Fasli Haliti
 » Fatos Kongoli
 » Ferdinand Laholli
 » Ferit Lamaj
 » Franco Esposito
 » Flurans Ilia
 » Flora Brovina
 » Ferik Ferra
 » Fatmir Terziu
 » Faruk Tasholli
 » Flori Bruqi
 » Frrok Kristaj
 » Fahredin Shehu
 » Fatime Ahmeti
 » Fejzulla Duraku
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët F » Fatmir Terziu
 
PJESA E KATËRT: RRËFENJAT E XHA AVRAMIT
E premte, 27-07-2007, 08:08pm (GMT)

Xha Avrami arriti me një frymë në shtëpi. Nuk iu prit të hapte derën e shtëpisë, por menjëherë e në dritaren e pasme të saj. Zgjati kokën dhe ç’të shikonte. Dhjetra gra jepnin e mernin me gruan e tij. Xha Avrami fërkoi sytë dhe pastaj ngriti duart lart dhe kokën më pas me shikimin nga qielli: “Faleminderit o Zot! Faleminderit! Por të lutem o zot më trego a do të kem pak vite jetë të shoh tim bir të rritet, të paktën t’i jap një zanat, të paktën t’i tregoj…”. Por xha Avrami nuk arriti të flasë më. Ai kishte ecur vetvetiu derisa u gjend në front të gruas. Ajo ishte mbytur në lot. Pastaj edhe xha Avrami filloi të qajë si me dënesë teksa e qara e tij gati mbyete të qarën e djalit të tij të shumëpritur në vite. Një zhurmë ia ktheu shikimin nga dritarja. Dhe vetëm kaq ishte ajo zhurmë. Pastaj një tjetër. Ai doli në dritare dhe vështroi jashtë. Ai kishte ardhur prapë aty, aty në oborrin e tij. Diçka i bëri me shenjë dhe xha Avrami rendi pas tij… Ai u vonua paksa. U vonua goxha. E shoqja e pamundur të ngrihej, priti gjatë të vinte ai. Atë pasdite ai më tregoi tërë atë vonesë të tij dhe unë po ua rrëfej tani shkurt dhe ngadalë.

Nga Autori

RRËFENJA E KATËRT: QIRRINJTË

“Ajo ishte një shpellë e madhe, pa derë e pa dritare. Hyrjen nuk e mora vesh se nga e kishte në fakt. Ai hyri i pari, pas tij unë. “Mos ki frikë”,- më tha. “Qëndro pranë meje dhe vetëm shiko. Dëgjo se ç’farë do të të them unë. Kur u lute dhe falënderove Zotin duke parë në qiell, kërkove të dije se a kishe pak vite jetë të edukoje dhe t’i jepje një zanat djalit. Unë e dëgjova dhe thashë të të ndihmojë me atë që di dhe m’a kanë thënë të tjerët më parë edhe mua. Tani unë jam këtu dhe do të të tregojë të fshehtat e një jete. E sheh atë tavolinë? I sheh ata qirrinj të ndezur, që digjen e digjen e pastaj fap, fiken? Secili nga ato qirrinj në atë tavolinë përfaqëson një jetë njeriu. Ata janë të dimensioneve të ndryshme. Të mëdhenj, të vegjël, të gjatë e të shkurtër, të verdhë, të bardhë, të zinj e të ndryshëm. Ata kanë edhe flakë të ndryshme. Ata pasqyrojnë edhe botën e brendshme të njërëzve, edhe racën dhe sjedhjen e tyre, madje edhe gjininë e tyre.”
Unë isha në një botë tjetër. Vetëm dëgjoja. Dëgjoja fjalët e tij dhe vetëm kur ai ndaloi paksa fjalën unë nxitova t’a pyes.
-“Po a mund të më tregosh se kush është qiriu i djalit, gruas dhe i imi?
-“Po!” Ja, ec pas meje…”, - më tha ai.
Ai ec dhe unë ec. Tuneli ishte sa i gjërë dhe i gjatë. Tavolina kishte gati po të njëjtat përmasa me tunelin, hiq vetëm rrugën anëve nga mund të kalonin dy njërëz bashkë. Ecëm gjatë. Pastaj ai u ndal dhe më bëri më gisht…Mori pak frymë më thellë, u kollit pak, kruajti kokën me dorën e djathtë dhe sërrish mbeti me shikim andej nga një qiri i hollë dhe i gjatë, ndër më të gjatët në atë cep të tavolinës, që sapo kishte filluar të digjej, por dukej sikur s’po lëshonte flakë.
-“Ja,” - më tha. “E sheh atë qiriun atje ku përfundon shikimi, aty thellë poshtë në cepin e majtë të tavolinës? Ai është qiriu i djalit tënd. “Hajde më këndej”, - më tha prapë, dhe bëri me gisht nga një tjetër. “Ai atje mes atyre qirrinjve gati të së njëjtës madhësi është i gruas tënde…”
Unë prisja që të më tregonte qiriun tim, por ai më rroku për dore dhe më tha: “Duro! Bëhu i durueshëm. Unë kam shumë gjëra për të të thënë. T’i them ty se ju gjahtarët keni shumë kontakte, keni kontakte me lepuj dhe me arrinj, keni kontakte me zogj që fluturojnë në qiell por edhe me gjarpërrinj që lëvizin tinëz në tokë, keni kontakte me njërëz por keni kontakte edhe kafshë… Prandaj fjalët e mia duhet të shkojnë në veshë të ndryshëm. Veshët janë për të dëgjuar. Ndërsa puna e qirrinjve nuk është as për t’u parë dhe as për t’u treguar. Atë t’a thashë ty, se tashmë je bërë bashkëudhëtari im. Më dëgjove? Tani më lër të pushoj pak. Një ditë do të të them edhe qiriun tënd. Të premtoj…” Ai doli prapë i pari nga ai tunel. Unë pas tij. Dhe sa doli u shtri dhe gjumi e zuri si me sustë. Edhe unë ndjeva lodhje, por gjumi nuk më zinte. U ktheva në shtëpi. Gruaja mezi priste që t’i flisja e t’i tregoja c’do gjë. Unë e nisa me qirrinjtë… Kur mbarova ajo menjëherë kwrceu përpjetë sikur t'a kishte pickuar ndonjë gjë dhe mw tha: "Po pse nuk i the të merrte atë qiriun tim dhe t'ia ngjiste qiriut të djalit?" Unë vetëm e shikoja drejt e në sy. Lotët më kishin tradhëtuar. E ndërsa gjumi më kishte mbërthyer shikoja se si qiriu i djalit rritej e rritej e nuk digjej..."
Gjumë të ëmbël xha Avram!


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
PJESA E PESTË: RRËFENJAT E XHA AVRAMIT (27-07-2007)
PJESA E GJASHTË: RRËFENJAT E XHA AVRAMIT (27-07-2007)
SONET SHPRESE (27-07-2007)
KOSOVËS (27-07-2007)
XHELOZ (27-07-2007)
HESHTJES (27-07-2007)
NËNA (27-07-2007)
ALFABETI I ECJES SË GJATË (27-07-2007)
PESA E NJE DERE TE BRAKTISUR (27-07-2007)
JËTË NË QELQ (27-07-2007)
SHKRUAR NË QELQ (27-07-2007)
XHAMLLËKU (27-07-2007)
DASHURIA (27-07-2007)
ECJE NE QELQ (27-07-2007)
NJËSUAR ME QELQIN (27-07-2007)
LULJA DHE FLUTURA (27-07-2007)
DAVID BLAINE (27-07-2007)
ORA (27-07-2007)
SHPËRNGULJE STINORE (27-07-2007)
KOHA E NJERIUT (27-07-2007)
AI GJYSËMSHEKULL (27-07-2007)
ELBASAN (27-07-2007)
MESAZH TRIMIT (27-07-2007)
NGROHJA GLOBALE (27-07-2007)
MBRETËRESHA NORË (27-07-2007)
DHIMBJA QË VRET (27-07-2007)
NJË LIGAVEC (27-07-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]