| Letërsia Shqiptare | ||||
|
PJESA E KATËRT: RRËFENJAT E XHA AVRAMIT E premte, 27-07-2007, 08:08pm (GMT) Xha Avrami arriti me një frymë në shtëpi. Nuk iu prit të hapte derën e shtëpisë, por menjëherë e në dritaren e pasme të saj. Zgjati kokën dhe ç’të shikonte. Dhjetra gra jepnin e mernin me gruan e tij. Xha Avrami fërkoi sytë dhe pastaj ngriti duart lart dhe kokën më pas me shikimin nga qielli: “Faleminderit o Zot! Faleminderit! Por të lutem o zot më trego a do të kem pak vite jetë të shoh tim bir të rritet, të paktën t’i jap një zanat, të paktën t’i tregoj…”. Por xha Avrami nuk arriti të flasë më. Ai kishte ecur vetvetiu derisa u gjend në front të gruas. Ajo ishte mbytur në lot. Pastaj edhe xha Avrami filloi të qajë si me dënesë teksa e qara e tij gati mbyete të qarën e djalit të tij të shumëpritur në vite. Një zhurmë ia ktheu shikimin nga dritarja. Dhe vetëm kaq ishte ajo zhurmë. Pastaj një tjetër. Ai doli në dritare dhe vështroi jashtë. Ai kishte ardhur prapë aty, aty në oborrin e tij. Diçka i bëri me shenjë dhe xha Avrami rendi pas tij… Ai u vonua paksa. U vonua goxha. E shoqja e pamundur të ngrihej, priti gjatë të vinte ai. Atë pasdite ai më tregoi tërë atë vonesë të tij dhe unë po ua rrëfej tani shkurt dhe ngadalë. Nga Autori RRËFENJA E KATËRT: QIRRINJTË “Ajo ishte një shpellë e madhe, pa derë e pa dritare. Hyrjen nuk e mora vesh se nga e kishte në fakt. Ai hyri i pari, pas tij unë. “Mos ki frikë”,- më tha. “Qëndro pranë meje dhe vetëm shiko. Dëgjo se ç’farë do të të them unë. Kur u lute dhe falënderove Zotin duke parë në qiell, kërkove të dije se a kishe pak vite jetë të edukoje dhe t’i jepje një zanat djalit. Unë e dëgjova dhe thashë të të ndihmojë me atë që di dhe m’a kanë thënë të tjerët më parë edhe mua. Tani unë jam këtu dhe do të të tregojë të fshehtat e një jete. E sheh atë tavolinë? I sheh ata qirrinj të ndezur, që digjen e digjen e pastaj fap, fiken? Secili nga ato qirrinj në atë tavolinë përfaqëson një jetë njeriu. Ata janë të dimensioneve të ndryshme. Të mëdhenj, të vegjël, të gjatë e të shkurtër, të verdhë, të bardhë, të zinj e të ndryshëm. Ata kanë edhe flakë të ndryshme. Ata pasqyrojnë edhe botën e brendshme të njërëzve, edhe racën dhe sjedhjen e tyre, madje edhe gjininë e tyre.” |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||