Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 05-07-2008, 10:39pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
 » Frederik Rreshpja
 » Fan Noli
 » Faik Konica
 » Fatos Arapi
 » Filip Shiroka
 » Frang Bardhi
 » Fasli Haliti
 » Fatos Kongoli
 » Ferdinand Laholli
 » Ferit Lamaj
 » Franco Esposito
 » Flurans Ilia
 » Flora Brovina
 » Ferik Ferra
 » Fatmir Terziu
 » Faruk Tasholli
 » Flori Bruqi
 » Frrok Kristaj
 » Fahredin Shehu
 » Fatime Ahmeti
 » Fejzulla Duraku
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët F » Fatmir Terziu
 
PJESA E TRETË: RRËFENJAT E XHA AVRAMIT
E premte, 27-07-2007, 08:10pm (GMT)

Xha Avramit i doli gjuni shpejt dhe papandehur atë kohë, madje as vetë ai s’e mësoi se si u gjend atë çast në një pyll të dendur. Drurë të lartë, degë të gjata e të gjëra që shtriqeshin nën pushtetin e një ere që frynte e frynte papushim. Gjethet si në një korr, herë bashkoheshin nga e majta kokëulur e herë nga e djathta e tij dhe dukej sikur kompozonin një këngë të hershme të dëgjuar nga xha Avrami. Qielli mezi dukej nga aty. Vetja i ngjante si në një tunel gjysëm të errët. E në mes të atij tuneli të çuditshëm pemësh një barrangë me dërrasa, ku nga të çarat e saj dilnin ca rreze drite të fuqishme e që përfundonin aty ku retina e syve të xha Avramit i strukte si një lente zmadhuese kur mbledh rrezet e diellit në një pikë. Xha Avrami, lëvizi pak, ndoshta një ngacmim i brendshëm e detyroi të lëvizte, të shkonte e të shuante kërshërinë, që iu krijua në mendje sapo pa atë barangë të çuditshme në mes të atij pylli të dendur e drurëfryrë. Ai iu afrua barangës ngadalë, tepër ngadalë. I ra derës dhe priti që dikush t’i thoshte “Hyr brenda”. E ndërsa ai priti këtë urdhëresë të domosdoshme unë po ju tregoj rrëfenjën e tij të cilën m’a tregoi atë ditë fill sapo u gjend prapë në sheshin e Qytetit, aty ku takoheshim gjithmonë.

Nga Autori

RRËFENJA E TRETË: KUR BRAKTISEN VLERAT…

“Nga baranga doli po ai. Po ai plaku që bëri atë “gjëmën” me lepujt në pyll. Po ai që më trazoi nervat me “Violinën” dhe “Fyellin” e tij. Fshiva sytë dhe nuk i besoja vetes. Jo, në fakt se e pashë atë në atë barangë, jo se ajo barangë ishte në mes të pyllit, por… Ah, ajo por, ajo stërmundi që më turbulloi në çast sa u hap dera e asaj barange. Rafte plot me libra, blloqe shënimesh, kompjutera, lapsa, stirolapsa, makina llogaritëse, makina shkrimi, printera, skanera e ku e di unë se sa shumë të tjera makineri e paisje të kësaj kategorie ishin aty. Të gjitha në një rregull të plotë. Syri aq më rroku atë çast. E pyeta gati si gjysëm i hutuar dhe ai pasi eci pak mespërmes atij rregulli të çuditshëm, ku ç’do gjë ishte në vendin e vet dhe shkëlqente nga pastërtia, m’u drejtua përsëri duke më buzëqeshur:
-Të gjitha këto që të sheh syri, dikur ishin atje në qytetin tuaj. Të gjitha ishin në duart e njërëzve. Njërëzit mësonin me ato libra dhe ishin të ditur, njërëzit i përdornin këto makineri dhe paisje dhe ndiheshin të lumtur. Por një ditë, një vit e një kohë, ata i braktisën këto dhe shkuan pas disa mjeteve të tjera. Atëherë u bë kasaphanë. U derdh gjak. U dogjën libra, u shkatërruan librari, u dogjën shkolla e institucione të ndryshme kulture, arsimi dhe besimi. Dhe unë pastaj brodha vend e pa vend derisa i gjeta këto dhe i struka këtu që t’ia rikthej prapë qytetit, por deri më sot askush nuk ka pyetur për to. Pyesin vetëm për karrige dhe kolltukë, s’pyesin më për këto vlera, që i bënë me mend e me dije dikur. Vijnë këtu në pyll, sharrojnë drurë e presin trungje dhe kurrë nuk kthejnë këndej. Ndoshta nuk i tërheq kjo baranga ime, e cila krahasuar me vilat e banesat e tyre, e di që bën diferencë. Por kjo është punë tjetër. Tani që erdhe ti dhe e dëgjove këtë të vërtetë, shko e bëj një zë andej nga zyrat e Qytetit dhe thuaju të gjejnë e të rikthejnë librat e moçëm në institucione, të rikthejnë vlerat e humbura duke rendur pas karrigeve. Por më parë bëju dhe një zë vetë njërëzve, thuaju se pa to që i krijuan të parët e tyre zor se do të ekzistojnë brezat që vijnë. Apo jo? Edhe ti e pret një djalë apo jo?”- m’u kthye mua duke më çoroditur më shumë.
“-Unë, unë,..Po unë jam…Unë kam …”- tentova të flisja.
-“E di, e di që ke më se njëzetë vjet që pret një djalë, e di që e pret atë fëmijë, e di që je i kaluar në moshë, por djali edhe dy – tre ditë është në krahët e tua, në krahët e gruas tënde… Dhe mos harro t’i thuash edhe djalit tënd kur të rritet për këto që të thashë e që i pe me sytë e tu. Tani shko, se jot shoqe do ndihmë!” Kaq më tha dhe unë i turbulluar, por me një ndjenjë fluturuese në vetvete ia mora vrapit nëpër pyll.”
Sapo Xha Avrami të arrij në shtëpi unë do të ju tregoj rrëfenjën e tij të katërt, të cilën m’a tregoi po në shesh me djalin e tij në krah. Mirë u pafshim deri atëherë.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
PJESA E KATËRT: RRËFENJAT E XHA AVRAMIT (27-07-2007)
PJESA E PESTË: RRËFENJAT E XHA AVRAMIT (27-07-2007)
PJESA E GJASHTË: RRËFENJAT E XHA AVRAMIT (27-07-2007)
SONET SHPRESE (27-07-2007)
KOSOVËS (27-07-2007)
XHELOZ (27-07-2007)
HESHTJES (27-07-2007)
NËNA (27-07-2007)
ALFABETI I ECJES SË GJATË (27-07-2007)
PESA E NJE DERE TE BRAKTISUR (27-07-2007)
JËTË NË QELQ (27-07-2007)
SHKRUAR NË QELQ (27-07-2007)
XHAMLLËKU (27-07-2007)
DASHURIA (27-07-2007)
ECJE NE QELQ (27-07-2007)
NJËSUAR ME QELQIN (27-07-2007)
LULJA DHE FLUTURA (27-07-2007)
DAVID BLAINE (27-07-2007)
ORA (27-07-2007)
SHPËRNGULJE STINORE (27-07-2007)
KOHA E NJERIUT (27-07-2007)
AI GJYSËMSHEKULL (27-07-2007)
MESAZH TRIMIT (27-07-2007)
ELBASAN (27-07-2007)
NGROHJA GLOBALE (27-07-2007)
MBRETËRESHA NORË (27-07-2007)
DHIMBJA QË VRET (27-07-2007)
NJË LIGAVEC (27-07-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]