| Letërsia Shqiptare | ||||
|
PJESA E TRETË: RRËFENJAT E XHA AVRAMIT E premte, 27-07-2007, 08:10pm (GMT) Xha Avramit i doli gjuni shpejt dhe papandehur atë kohë, madje as vetë ai s’e mësoi se si u gjend atë çast në një pyll të dendur. Drurë të lartë, degë të gjata e të gjëra që shtriqeshin nën pushtetin e një ere që frynte e frynte papushim. Gjethet si në një korr, herë bashkoheshin nga e majta kokëulur e herë nga e djathta e tij dhe dukej sikur kompozonin një këngë të hershme të dëgjuar nga xha Avrami. Qielli mezi dukej nga aty. Vetja i ngjante si në një tunel gjysëm të errët. E në mes të atij tuneli të çuditshëm pemësh një barrangë me dërrasa, ku nga të çarat e saj dilnin ca rreze drite të fuqishme e që përfundonin aty ku retina e syve të xha Avramit i strukte si një lente zmadhuese kur mbledh rrezet e diellit në një pikë. Xha Avrami, lëvizi pak, ndoshta një ngacmim i brendshëm e detyroi të lëvizte, të shkonte e të shuante kërshërinë, që iu krijua në mendje sapo pa atë barangë të çuditshme në mes të atij pylli të dendur e drurëfryrë. Ai iu afrua barangës ngadalë, tepër ngadalë. I ra derës dhe priti që dikush t’i thoshte “Hyr brenda”. E ndërsa ai priti këtë urdhëresë të domosdoshme unë po ju tregoj rrëfenjën e tij të cilën m’a tregoi atë ditë fill sapo u gjend prapë në sheshin e Qytetit, aty ku takoheshim gjithmonë. Nga Autori RRËFENJA E TRETË: KUR BRAKTISEN VLERAT… “Nga baranga doli po ai. Po ai plaku që bëri atë “gjëmën” me lepujt në pyll. Po ai që më trazoi nervat me “Violinën” dhe “Fyellin” e tij. Fshiva sytë dhe nuk i besoja vetes. Jo, në fakt se e pashë atë në atë barangë, jo se ajo barangë ishte në mes të pyllit, por… Ah, ajo por, ajo stërmundi që më turbulloi në çast sa u hap dera e asaj barange. Rafte plot me libra, blloqe shënimesh, kompjutera, lapsa, stirolapsa, makina llogaritëse, makina shkrimi, printera, skanera e ku e di unë se sa shumë të tjera makineri e paisje të kësaj kategorie ishin aty. Të gjitha në një rregull të plotë. Syri aq më rroku atë çast. E pyeta gati si gjysëm i hutuar dhe ai pasi eci pak mespërmes atij rregulli të çuditshëm, ku ç’do gjë ishte në vendin e vet dhe shkëlqente nga pastërtia, m’u drejtua përsëri duke më buzëqeshur: |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||