Letërsia Shqiptare

STRUGËS
E enjte, 03-01-2008, 02:34pm (GMT)

Qytet poetik, i vargut
Mbete nga lindja në vdekje
Trup e buzë të lagur
Kurrë nuk ndjen etje.

Nga larg kurora e gjelbërt
Vjen e krihet në syrin tënd
Dhe ti e mban në prehër
I këndon me mall këngë.

Puhiza zbret mëngjezeve
Nga gryka e Radolishtës poshtë
Dhe shtrohet pastaj mes rrezeve
Që dielli t'i ngul si gozhdë.

Erë mollësh të sjell fusha
Dimër, verë, pranverë e vjeshtë
E kush s'ti provoi troftat e prushta
E s'mbeti restoranteve në rrjesht.

Qytet poetik i poetëve
Qytet symbol i pastërtisë
I bardhë ditëve dhe netëve
Me zemrën e Shqiptarisë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.