Një trumcak, një qukapik dhe një galë
Deftera, çanta, lapsa e pena kishin marrë
Pranë Liqenit të Ohrid bënin fjalë:
Anëtarë të një 'Komisioni të Rradhë'.
Këtu ka qenë një gropë tektonike
Thoshte trumcaku me zërin ziliqar
Jo këtu ka qenë zonë vullkanike
Shtonte gala: me sytë e mi e kam parë!
Pastaj qukapiku i zi çukitqar
Nxori nga çanta e tij e zezë
Një letër të gjatë si çarçaf
Dhe e shtriu aty mbi tryezë.
Uji i Liqenit ka qenë 'i kripur'
Ja, thuhet këtu në hartë
Këtë, vetëm ne 'qukapikët' e kemi ditur
Është vërtet një gjë e rradhë.
Dy trofta pikaloshe kurriz qëndisura
Ngritën kokat shpirtlënduar
Kemi dëgjuar e dëgjuar gjëra të krisura
Por këtë qyfyre s'kemi për t'a harruar.
Dëgjoni tani me kujdes
Ju trumcakë, qukapikë e gala:
'Kush kërkon idetë e tij të shes
Të mos ngatërroj krap me ngjala!'