| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Ditë Tiranase E enjte, 11-01-2007, 09:52pm (GMT) Ti mbyll derën pas e nisesh
Në mesin e rrugës takon ditën Që të pyet e hutuar: - Nga të shkoj? Shpresën e ushqejnë me shpresë, - Pastaj shpresës i vrasin shpresën. Vetëm pasqyrat ndryshojnë, Teknologjia përsosëse e tyre, - Fytyrat janë po ato. Jo, ti, - hija jote shkrin në gotën me ujë Diellin dhe kokrrën e aspirinës, - Ke dhimbje të forta koke. E di: zembereku i zemrës sime Eshtë pluhurosur , - kur do të vijë Ajo, Me frymën e saj t'i fryjë, Të ndjej ecjen tingëlluese të kohës. Në qiellin e Tiranës, një unazë e zjarrtë Fluturon nga syri në sy - Kërkon gishtin e nuses. Kërciti gonxhe e zambakut tek çelej, Dhe marsi eci para meje. Të paktën, o zot, akoma jemi njerëz Respektojmë dallëndyshet dhe vdekjen. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||