Letërsia Shqiptare

ERA
E shtune, 19-04-2008, 11:27pm (GMT)

Lis' e pemë në fushat e gjera,
Si të gjallë janë të bëra!
Purteken sa andej, sa këtej,
Era për rreth u vërtitej.
 
Edhe era nga mali Sharr,
Zdirgjet me verik si kusar,
Gjetheve u hyn ndër gji
I hiros me admiri.
 
Vërshëllima në horizont përhapet
Mbi çdo maje era kapet,
Liqenin syhapur e mbush me valë,
Horizontin e vdekur e bënë të gjallë.
 
Fushat e gjera me arë të lashta,
Era i rrahë si perde të mëndafshta,
E bën një Oqean të pafund
Që fillin s'ia gjen kund.
 
Nata erën e arratisi
Faqet përkëdhelëse ia grisi,
Bie një hije e rëndë
Mbi pullaz, rrugë e shkëmb.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.