SPIRITUSI
Në shpirtrat e zgjuar,
Që krijojnë
Mos e kërko të fjeturën
Dhe të fjeturit të të zgjojnë!
PËRSOSMËRIA
Sy latuar është njeriu,
Që çdo punë shikon me drejtësi
Dhe kjo etje, pafund e tij
Të ngopet don me përsosmëri.
KEPI I SHPRESËS SË MIRË
Sonte qielli m'u duk më i kthjelltë
Dhe ylli im, që shkëlqimin e pat' venitur,
Po më hap rrugën e ardhmërisë së ndritur,
Që dikur qe venitur.
Sonte, armikun tim e dëbova nga shtrati
Dhe fare pranë folesë së zemrës simë
O thuaja në përqafime të ngrohta
E ofrova shpresën e ngadhnjimit tim.
Sonte jam marinar
I hedhur fill në det, nga fati qorr!
Jo, nuk druhem ndonëse bregun po e nuhas
Dhe vetëm disa jardë e pranë tij të jem.
Sonte, shpresën e shtyllova në vullnet;
Dyshimin dhe frikën i dëbova tutje;
Ngadhnjimin e krijova n shpresë
Dhe si të vetme rrugë dritëri.
MBRËMJE NOMADE
Në mbrëmje gostia;
Vera lagë trupin e rrëzuar,
Shtatin e nxirë të zurles
Dhe tampanin me lëkurë dhie.
Edhe vallja vazhdon,
Rreth zjarrit flakada.
Dielli prej zeniti, hedh shigjetat e thikta
Dhe ia ngulë tokës në bërthamë;
Drita përqafon boshtin,
Belin e vashës së njomë.
Karvanet nomade,
Bijt e shkretëtirës,
Ndjekin Monsunet.
JASMINË
As klithmë as britmë,
Mos thuaj heshtje.
Nëse kthehem i gjallë
Mos thuaj se;
Kam ëndërruar të vdekurin!
Jasmina e dehur
Nga përkëdheljet e vesës
Së Nëntorit të vonë.
Jasminë.
KOHA E FUNDIT
Asgjë, s'është e amshueshme,
E amshueshme s'është asgjë.
Se yjet, do të shuhen,
Do të shuhen yjet.
Se dielli s'do të shkëlqejë përgjithmonë
Përgjithmonë, s'do të shkëlqejë dielli.
DIÇKA MË VRET
Diku, brenda vetes sime,
Diçka më vret?
Më vret tinëzisht,me dinakëri!
Dhe ndihem esull,
Ndjej një zbrazëti,
Një hendek, në mes mua dhe ty.
Kërkoj një gjurmë,
Kërkoj një diçka;
Që sajon në ty,
Një diç që formëson;
Që lind,që trajton...
Por jo!
Ti nuk identifikohesh assesi!
Të kam parë, kur vije;
Bashkë me diellin,
Në mëngjeset e bardha
E këtu nuk ka mëngjese!
Diellin se shoh as në përëndim!
04.12.2004
Romë,Itali
KËNGË E DËSHPRUAR
Kënga me dëshpruese
E këtij shekulli të zi,
Që lind nga dëshprimi
Eshtë këngë shpërthimi.
Djajt e natës, dehen n'mëkate;
E unë trajtë e vargojve madhështor,
Që soditjes m'i thehet qafa
Bashk me vullnetin n'humnerë.
Ah, ku ta gjej, mbifuqinë?
Padrejtësisë, t'i jap një shkelm,
Ta hedh n'pranga t'harresës,
Që kurrë, kurrë t'mos ngritet më.
PROCESI
I Lodhur nga procesi i robërimit
Dhe dua t'i flak tutje,
Ta braktis, këtë shtrat zinxhirësh.
N'theqafje të mallkuara
Thjesht dua t'jem i lirë.
M'i jepni krahët që mi thyet!
Vetë e di, se kah do t'futuroj.
KAVALLET
Kavallet fillojnë;
Zgjohen prore
Zëra të vjetër
Të prirë
Prej qindra shekujsh;
Prekin të tashmën,
Prekin të largtën,
Prekin gjërat të pafund që janë.
Bien kavallet:
Në gjoks diç thuhet?
Dhe bie me, Ah.
I vdekuri, dhe i gjlli
Rrin bashkë.
Bien kavallet.
KOHA
E kaluara qe e tashme
Edhe tani si e tillë
Ende vazhdon të jetë,
Por vetëm se në kujtesë!
PRITJE
Hapat e ngadalshëm të kohës,
Ecin me drojtje!
Hapësira, përqafim i ftohtë,
Krahëhapur?
Pritja m'trashet,
Posi vesa e vjeshtës
Dhe nuk pikon në çati,
Por mbi shpirt!
SHPIRTI NUK VDES
Nëse, diçka ka ekzistuar
Dhe do të ekzistoj përjetshëm
Ajo qe fryma.
Edhe njolla më e vogël në trup,
S'është gjë tjetër,
Vetëm se plagë,
Plagë e shpirtit të pavdekshëm.
Dhe se në fund
Edhe fortesa më e qëndrueshme,
Bëhet pluhur gërmadhash.
TY
Edhe kur buzëqesh edhe kur qanë,
Edhe kur dashuron edhe kur urren,
Ty çdo herë prore shkëlqen.
TË PRES
Nëse gjelbërimet pushojnë,
Gjersa presin shfaqjen e sërishme
Të lindjes n'mëngjes.
Atëher, pse t'mos vish edhe Ti,
Po nga ajo anë,
Bashkë me diellin.
SFING
Ti ishe krijuar
E kalitur me etje amshimi,
O ëndërra ime e paqetë.
Dhe sa herë pastaj,
Përmallimi bëhej barrë
Mbi shpatullat e mia.
Dhe sa enigma fshiheshin
Pas gjithë asaj heshtje?
Që më bënte kurreshtar,
Të të dua edhe më shumë.
O madhështi, o agim i bukur.
R.O
PENELOPI
Ne, ishim të vetmit,
Në at' ishull të largët.
Qielli, kuqrremej në lindje.
Rëra e zbardhuar, posi argjend,
Shndëriste ndër shuplakat dëborë.
Deti i kaltërt e i cekët;
Valëvitej me dallga të lehta,
Duke përkëdhelur, buzëdetin e butë
Dhe freskonte zallin ndër shputat tua.
Dielli, çdo herë i etur me lakmi përëndonte!
Hëna e virgjër, turpërohej ndaj trupit tënd të njomë,
Që shkëlqente me gjallëri, posi verë;
Në at' natë me yje plot.
DRIDHËRITJE
Rrënqethen yjet në shtratin e tyre,
Si gjaku im, që me dridhma rrahë venët!
Kënga e rrasur n'mes vargjeve
Dhe Unë fjalë pa as një pikë?
Në mesin e këtyre hapësirave,
Dridhem nën lëkurën time.
05.12.2003
Vienë(Austri)
ISHULLI I VJETËR
Edhe detrat e kumbueshëm
E kanë ndalur gjëmimin!
Ta dëgjojnë, jo vajin?
Por këngën.
Këngën e purpurtë
Ngjyrë vjollce,
Që dallgat kryeneçe,
I then në njëmijë thërima
MOTI
Ndjenjat që i pata
Moti i muar,
Lozën me ta,
Si çarçafë
Të parcëlluar.
Në duart e mia
La eshtrat,
Të këty moti
që i thonë të ligë
LAMTUMIRË
Erdhi koha për lamtumirë
Diçkahut, fundi po i afrohet?
Se si jehon kënga e ndarjes,
Këngën me fjalën e pafuqishme
Në vetëvete.
Kur të shkoj;
Thuaja këngën e shkretëtirës.
Karvanin e bardhë stilisma,
Përtej gjelbërimeve diç më pret?
Në mes fjalësh një melodi
E lehtë si shpatat e harfës.
I BRAKTISUR
Nën qiellin, plot shkëndira,
Barka ime n'furtunë stuhish.
Ishull, që kurrë s'do të arrijë!
Ah, më braktisën të gjithë,
Më lanë.
Edhe mikeshën e fundit që e pata,
Më tradhëtoi.
Mik të besës s'do të kem,
Më kurrë.
SHTEGTARI
Një fjalë në heshtje, një fjalë!
Me ty, gjerë n'amshim
Të flas dhe të shuaj.
Koha thonë shlyen gjithçka.
Po frikohem mos vallë;
Do ta shlyej dashurinë.
Shpërthen gjallëria, para syve fluturon!
Se ke jetuar, mos thuaj.
Rrugë shtegtimi kjo,
Nesër, gjithkah amshuar.
Të zhytem në detë, më mirë ngjalë.
Se sa mbi të e gjallë!
BESOM
Do të vdes,
Për një të puthur.
Për një të puthur,
Do të vdes.
Besom dhe mua,
Sikundër vehtes sate
Sikundër shpirtit tënd
Besom
KËMBANA E AGIMËVE
Fërfëllima fishkëllon
Në tehun e shpatës.
Afshi i buzëve tua,
Kërkon fashitje.
Këmbana e agimeve,
Tremb pëllumbat nga kubeja,
Macës së zezë
I janë thinjur qimet!
Guralecat trazojnë,
Tendën e liqenit të qetë.
Fërferima fishkëllon, në tehun e shpatës.
Afshin e buzëve tua,
As kambana a agimeve
Nuk e gdhiu.
LËNGON ERA PËR SIPËRFAQET E DETIT
Era e natës vrapon,
Drejt sipërfaqeve të detit;
Ah, pranë qepallava të mbillura
E gjeta të vdekur!
Deti rropatet,
Ndër shtëllungë tufanash.
Era, si gjahë i trembur!
Hidhet mbi detë;
Ah, faqet e mekura,
Vrazhdë, vrazhdë ia përkëdhelë.
HISTORIA
Edhe pse historinë
E futa në katrorë,
Por kalorësi i saj
U ikë kurthavé t'mia:
Herë hyn në një luginë,
Zhduket sysh thua?
Befas në bregun tjetër!
Uji, reté, shiu...
Kolosi vrapon,
Duke shkelmuar brigjet e mia
E unë, zvarritem mbi thepa!
Heshtazi rrëshqas,
Në kepat që rrënohen!
Dhe kalorësi vazhdon.
Histori, lule e Majit,
Lule e Nëntorit;
Kalorës i vjetër
Ende po ecën.
PRANVERË MOTKEQE
Kohë e pranverës motkeqe,
Të mëngjeseve t'arta!
Së cilës iu flijova,
Në emrin tënd të shenjtë,
Sepse ishe tepër e lodhur.
O ç'më erdhi freski e ngrohtë
Nga mbrëmja që lidhte kujtime,
Mbi rrafshin e gjoksit tënd të zjarrtë
Dhe më shkoi buza në gaz të lehtë,
Të përshkuar me vajë.