Kur Maqedonia ra në qark,
Kur Haraçina mori hak!
Nga Berati i Shqipërisë,
Vjen pishtar i lirisë.
Grykës tanksit i rrin në ballë!
Lufton trimi dhe qëndron i gjallë!
Me tmerr e panik ikë ushtria e Maqedonisë,
S'ka pa ende rrufe të lirisë!
Veç se hudhet te gryka e topit!
Ky stërnip i Mic sokolit
Dhe s'përkulet me hapin e mizorisë,
Teli* vetë, drangua i shqiptarisë.
Harçinë moj, tek ti kala!
Lefter Bicaj, dëshmor ku ra?
Gazi Babë moj, a e pa;
Lefter Bicaj dëshmor si ra?
Rreze bukur rreze zjarr,
Të tillë burrë pse në varr!
Mori plumbin e tradhëtisë,
Nuk ka vdekur jo, trungu i ushtrisë.
O vëlla o krushk i gjallë,
O dëshmor i kombit Shqiptar.
I dhe zjarr zemrës sé Ilirisë,
Flakë e pashuar, dritë e lirisë.
Lefter Bicaj- ndokund në disa dokumente emri i tij haset edhe si Lefter Goxhaj.
*TELI - është pseudonimi i Lefter Bicajt, kështu ishte i njohur edhe njësiti i tij "Teli".