REMZI XHAFERI
E shtune, 19-04-2008, 11:38pm (GMT)
Në një natë të virgjër, t'nemur me fjalë! Vitet e një jete, rendin me ngadalë. Kujtimet krahëthyer, në mure burgu, Pika e lotit, digjet n'jetën prej murgu. Yjet e një qielli me hën' të mplakur; Anës një lumi me brigje të përgjakur, Peshë e urrejtjes, nën thundër durimi, Vjen si re e zezë, me rrufe dëshpërimi! Ditët vijnë e rendin me stinët e motit, Shiu i vjeshtes, si kristalet e lotit, Vullnet i plagosur, si ëndërr trishtimi, Agu sjell mëngjese, sjell shpresa lirimi! Pas pesë vitesh e pas pesë plagësh, Sërish nxeh zemra, me furi idealesh. N'rrasë të Koshares, në rreze të Kosovës, Remzi Xhaferi me krahë të Shqiponjës! N'rrafsh të Dukagjinit vapë e Qërshorit, Ngritet në legjendë, gjaku i dëshmorit. Plumbave të shkrepur kur u buzëqeshte liria, Trimit t'Haraçinës i ngritej lavdia.
|