ABAZ BEQIRI
E shtune, 19-04-2008, 11:39pm (GMT)
Si shtatore të mbajtëm mbi duar, Kur të nxorëm nga betejë e shuar, Me trup e shpirt i ngrirë si dëbor, Yll' i pashuar- Ti dëshmor. N'Gazi babë i rëndë grusht i huaj, Apo Kali i Trojës aty u shkarkua, Nëpër gjak e kufoma zvarrë, Me plagë të përflakura n'zjarr!? Shokët ishin të lodhur, por s'bëzanë, Nuk than gjë, por në vete të qanë. Prore të gjallë t'përcollëm mbi duar, Shtator i vdekur, me gjak t'pashuar! Kur rrëshqite prej duarve në varr, Dielli u shua dhe më s'kish zjarr! Prej qiellit u shkëput yll' e dritë, Gjaku yt na solli ditë. Shokët u gëzuan, po nuk thanë fjalë, Abaz Beqiri, linde prapë i gjallë. Dy pikë lot në syt' e tharë qëndruan, N'flamur, t'pavdekshmit u shndërruan.
|