ZËRI IM I PRAJTUR
E shtune, 19-04-2008, 11:47pm (GMT)
Apostujt, më puthin më kafshojnë! Ah, klithma e heshtjes, digjet në dhembje. Kjo kullë kallet, flakë pa nxjerrur! Su vjen neveri ju, jo! Nga kjo kurmë e dangosur. Mëkatpetkosurit e zinj, Gostiten me zënka ndër vehte; Thërrasin me zë drejtësie, thërrasin, Nga qielli i mvrejtur n'mallkime. I strukur, i rrasur n'mes stuhive të fateve Dhe i buzëqeshem zjarrit të ferrit, si i marrë! Digjem në dhembjen e pafundë të drejtësisë së përbuzur Dhe prap, sërish shkëlqej të vdesë, Se emrin heshtje, heshtje e mordjes e kam. Guri i varrit, ma shkurton hijen! Zëri i horizontit të gdhirë n'heshtje; M'thërret, s'i bëzaj dot nga vaji. Apostujt dhe mëkatpetkosurit e zinj m'thërrasin; Urrejtja ime, digjet në askund. E si të dal? Si ta dëgjoj zërin? Kur para vdekjes ogurzezë, Duhet të heshtë,si para "krimeve" të mia. Të heshtësh përgjithmonë, heu përgjithnjë! I kallur, i kobzuar me zërin e prajtur.
|