Apostujt, më puthin më kafshojnë!
Ah, klithma e heshtjes, digjet në dhembje.
Kjo kullë kallet, flakë pa nxjerrur!
Su vjen neveri ju, jo!
Nga kjo kurmë e dangosur.
Mëkatpetkosurit e zinj,
Gostiten me zënka ndër vehte;
Thërrasin me zë drejtësie, thërrasin,
Nga qielli i mvrejtur n'mallkime.
I strukur, i rrasur n'mes stuhive të fateve
Dhe i buzëqeshem zjarrit të ferrit, si i marrë!
Digjem në dhembjen e pafundë të drejtësisë së përbuzur
Dhe prap, sërish shkëlqej të vdesë,
Se emrin heshtje, heshtje e mordjes e kam.
Guri i varrit, ma shkurton hijen!
Zëri i horizontit të gdhirë n'heshtje;
M'thërret, s'i bëzaj dot nga vaji.
Apostujt dhe mëkatpetkosurit e zinj m'thërrasin;
Urrejtja ime, digjet në askund.
E si të dal? Si ta dëgjoj zërin?
Kur para vdekjes ogurzezë,
Duhet të heshtë,si para "krimeve" të mia.
Të heshtësh përgjithmonë, heu përgjithnjë!
I kallur, i kobzuar me zërin e prajtur.