PORTRET I BABAIT
E shtune, 19-04-2008, 11:49pm (GMT)
Kohën, as që kam shikuar ndonjëherë Dhe ashtu i kapitur kotem në mendime. Nëpër brazdat e thella të fytyrës Njëlloset balta e moteve t'shkuara. Kur mlodhe eshtrat pran vatrës, U vranë bjeshkët mbi shpatullat tua! Trastën e mbushur përplot mallëngjime Posi mik e ule në krye të dhomës; Pastaj shkunde dheun prej supeve, Hoqe plisin e nxirë prej djersëve, Kokën mbështëte në pëllëmbë të dorës; Në fytë, diçka të shtërngoi? Kafshata jo, jo nuk të u lidhë nyje? Se nata e kapërdiu atë. Nata, më e errët se bloza e vajgurit! Përshkon plagët e shpirtit, nëpër shkëmbijtë e kullës. Jashtë po bënë ftohtë i madhë! E ti, ende nuk po fle! Diku, diçka po digjet? Votra s'ka më zjarr! Veç plagëve tua. Koha dhe hapësira, si të varura, Lëshojnë ofkama trishtuese! Në murë varur rrinë Hija e fytyrës së balsamuar, Që në thellësitë e bebzave të gjelbërta, Ruan buzëqeshje të vjetër. O mërgimtarë
|