ZËRAT E NËNTOKËS
E shtune, 19-04-2008, 11:50pm (GMT)
Ndjenja e poshtëruar për lartësi; Kapsëllen trishtueshëm n'dridhëritje! Nën mburojën e thonjve të paprerë, Nën strehën e kthedrave të egërsuara. Foshnja e praruar n'lecka, Flamur betejash! Ngrit klithmën e mëshirés n'lutje. Zgjat dorën e vishkur, rudhat t'i ngrohë Pranë zjarrit të heshtjës së mbitur. Nëpër bodrumet e errta, farkim siluetash. Vetëtimat dhelparake të fshehura pas reve! Zbrazin mllef bubullirash; Dhe si robi e vuan dënimin e pamerituar Nën krahët e mëshirës së ironizuar. 03.05.2001 Sllupçan (Kumanovë)
|